Arkitekt/e

Al Trade Holding
Publikuar më
Korrik 11, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Pozita: Arkitekt/e
Kompania: Al Trade Holding L.L.C
Raporton: Menaxherit të zyrës projektuese
Lokacioni primar i punës: Zyre qendrore
Lokacionet tjera: Vend punishtet e kompanisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Angazhimi për mbikëqyrje dhe asistim në objektet ndërtimore të grupit.
• Të angazhohet për kompletimin e dokumenteve ligjore për Kushte/Leje ndërtimore dhe Pranime Teknike.
• Përgatitja e 2D dhe 3D vizatimeve dhe prezantimi i tyre;
• Përpunimi i Renderimeve (fotografive reale) për prezantim të projekteve;
• Matje të ndryshme të objekteve në teren;
• Përgatitja e paramanave dhe para llogarisë për materialin e nevojshëm ;
• Përgatitja dhe prezantimi i propozimeve dhe dizajnëve me kërkesë të projekt menaxherit;
• Të asistoj në zyrën e Arkitekturës në përgatitjen e projekteve për nevojat e kompanisë.

Njohuritë dhe Shkathtësitë

• Fakulteti i Arkitekturës, i diplomuar ose Absolvent;
• Të njoh punët ndërtimore në teren;
• Të njoh në nivel të avancuar gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar
• Të njoh punët e instalimeve dhe punët finale;
• Të njoh procedurat komunale për përgatitjen e dokumenteve ligjore dhe teknike për Kushte dhe leje ndërtimore;
• Të njoh ligjin e ndërtimit dhe urdhëresat administrative komunale.
• Të përdore Sofwerin Archicad për vizatime teknike.
• Të njoh punën me kompjuter (përveç programeve profesionale edhe Excel dhe Word ne nivel të avancuar)

Dokumentet e kërkuara

• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkurroni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 20 korrik 2019.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për testim do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

Korrik 10, 2019