Arkëtar

Komuna e Malisheves
Publikuar më
Maj 14, 2019
Qyteti
Malisheve
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Mbështetje në dispozitave të nenit 11, të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 15 dhe 17 të Rregullores Nr. 02/2010, për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,Udhëheqësi i Personelit shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të lira të punës

DREJTORIA PËR EKONOMI, FINANCA DHE BUXHET

1.(Një) Arkëtar.

Shkollimi i kërkuar  Bachellor- Drejtimi Ekonomik.

Përvojë pune: 4 vite në profesion.

Kodi i vendit te punës -AD/160/JP00038997

Koeficienti: 6

 Përshkrimi i detyrave:

  1. Menaxhon dhe mirëmban të gjitha transaksionet e parasë së gatshme në institucion.
  2. Kujdeset për sigurinë e të gjitha parave të gatshme në institucion.
  3. Planifikon dhe kontrollon të gjitha shpenzimet e parasë së gatshme.
  4. Mban evidenca për shpenzimet e parasë së gatshme dhe i sistemon ne regjistrator përkatës.
  5. Rishikon raportet, format, dhe të dhënat për saktësinë, plotësinë, dhe përputhshmërinë e tyre lidhur me shpenzimet e parave të gatshme.
  6. Përgatit raportet e parave te imta, dhe përgatit raport lidhur me gjendjen e arkës.
  7. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
  8. Kryen edhe punë të tjera sipas urdhrit të Drejtorit.

Dokumentet e Kërkuara:

-Diploma ;

-Letërnjoftimi (fotokopje);

-Certifikata e lindjes:

-Certifikata për trajnimet e kryera;

-Dëshmi qe nuk është nen hetime

-Vërtetimin e përvojës së punës;

-Për të gjitha vendet e shpallura në konkurs kërkohet përgatitja adekuate profesionale;

-Fletëparaqitjet  merren  dhe dorëzohen në Zyrën  Pritëse, në KK -Malishevë.

-Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim;

-Orari i  intervistimit  do të publikohet në tabelën e shpalljeve të KK-Malishevë

Afati për paraqitjen e dokumentacionit është 15 ( pesëmbëdhjetë ) ditë nga dita e shpalljes së tij në të përditshmen” Epoka e re’’ dhe në tabelë të shpalljeve të KK- Malishevë.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë në këto vende të punës janë të obliguar që t’i marrin dhe dorëzojnë aplikacionet në Zyrën për pritjen e palëve KK- Malishevë.

Për intervistë do të njoftoheni me kohë.

Listime të ngjashme

Maj 23, 2019
Maj 23, 2019
Vende te lira te punes (25)   Prishtine new
Maj 23, 2019