Aplikimi për dhënien e provimit për noter

Ministria e Drejtesise
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 5 të Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë dhe nenit neni 4 të Udhëzimit Administrativ MD-NR. 01/2019 për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për noterinë, Ministria e Drejtësisë publikon:

SHPALLJEN PUBLIKE

PËR DHËNIEN E PROVIMIT PËR NOTERINË

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e provimit për noter se:

Afati për dorëzimin e aplikacioneve për dhënien e provimit për noter fillon prej datës 23 Prill 2019 deri me 16 Maj 2019.

Kërkesës për dhënien e provimit për noter e cila merret në Faqen Zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se kandidati i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:

  • Diplomën e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, kopja e Diplomës duhet te jetë e NOTERIZUAR;
  • Vërtetimin për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 5 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-010 për Noterinë, Vërtetimi duhet të jetë origjinal ose kopje e NOTERIZUAR;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi duhet te dorëzohen në kopje te NOTERIZUARA.

Dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave te përcaktuara në konkurs, është bazë që njësia përkatëse në Ministrinë e Drejtësisë të refuzoj kërkesën për lejimin e dhënies së provimit për noter.

Kandidatet gjatë mbajtjes së provimit me shkrim mund të përdorin legjislacionin në fuqi pa komentar.

Kërkesa për dhënien e provimit për noter dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë, Ish–Ndërtesa e Rilindjes kati përdhesë Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16:00.

Kandidatit me vendim i lejohet hyrja në provimin e noterisë, për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit me shkrim dhe me gojë kandidatët do të njoftohen përmes njoftimit te publikuar ne faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Kundër vendimit nga paragrafi 3 i nenit 5 të Ligjit për Noterinë, kandidati ka të drejtë të paraqesë ankesë Ministrit në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të vendimit.

Ministria e Drejtësisë pas përfundimit të afatit për aplikim do të hap afatin për pagesë, ndërsa shuma e pagesës do të jetë 100 (njëqind) euro.

Kerkesa per lejimin e dhenies se provimit per noter.

Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare te Ministrisë së Drejtësisë http://www.md-ks.org ose ne nr. 03820018111, 03820018280, 03820018074.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019