Antar i Komitetit Komunal Veprues (4)

Komuna e Pejes
Publikuar më
Maj 16, 2019
Qyteti
Peje
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Pejë,me 16.05.2019.
Nr.01-111/01-0067434/19

Bazuar në Vendimin nr.49/2018 të datës  31.07.2018.të Kuvendit të Komunës së Pejës ,bazuar në Strategjinë  dhe Planin e Veprimit  për Përfshirjen e Komuniteteve  Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare  (2017-2021), publikohet ky

Konkurs

Për përzgjedhjen e 4 (katër ) antarëve  të Komitetit Komunal Veprues ,dhe ate:

- 2 (dy) antarë nga organizatat e shoqërisë civile të fokusuara  në problematikën  e Komuniteteve Rom dhe Ashkali .

-2 (dy) antarë të organizatave ndërkombëtare që punojnë në drejtim të përmirësimit  të gjendjes së pjesëtarëve  të komuniteteve  Rom dhe Ashkali.

Kriteret:

-Shkollimi Universitar (fakulteti).

- 2 (dy) antarë të O.J.Q. Vendore të jenë antarë të shoqërisë civile të cilat në fokus kanë problematikën  e komuniteteve.

-2(dy) antarë të përzgjedhur të organizatave ndërkombëtare,që punojnë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së pjesëtarëve  të komuniteteve  Rom dhe Ashkali.

Mandati i antarëve :

Mandati i antarëve  të përzgjedhur është përfundimisht me 31.12.2021.

Kompetencat :

-Monitorimi i zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare (2017-2021).

-Mbështetja dhe koordinimi i aktiviteteve të nivelit lokal-komunal me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë) në kuadër të procesit të zbatimit dhe monitorimit të Strategjisë.

Afati i Konkursit :

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e të interesuarve dorëzohen në Zyrën për Ofrimin e Shërbimeve të Qytetarëve ose përmes postës në Adresën :Komuna e Pejës,Rr.”Aleksandër Moisiu” p.n.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019