Anëtarë i Ekipit

KFC
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Peje
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

PUNO NË KFC PEJË!

Anëtarë i Ekipit

Brendi KFC është i pari kur bëhet fjalë për shërbim të pulës dhe pë t’i mbajtur klientët të lumtur. Andaj, KFC Kosova po hapet edhe në qytetin e Pejës!

Si anëtar i ekipit, mund të jeni fytyra e buzëqeshur që mirëpret dhe u shërben klientëve, ose mund të jeni kuzhinieri që përgatit pulën tonë të famshme. Çfarë do që do të bëni do të ketë rëndësi të madhe për ekipin dhe klientët tuaj.

KFC Kosova ju ofron mundësinë të bëheni pjesë e stafit të mrekullueshëm të më shumë se 250 punonjësve dhe ambientit miqësorë e dinamik.

Vendi i punës: KFC Pejë

Orari: Full Time, Part Time, Sezonal

Pozita: Team Member në Restaurant

Çfarë do të bëni?

  • Përgatitjen e të gjitha llojeve të specialiteteve të parapara nga menyja e KFC-së;
  • Dhënien e pijeve dhe ushqimeve në bazë të porosisë nga klientët;
  • Përkujdesjen për asortimentin e pijeve dhe për temperaturën adekuate të
  • ushqimeve e të pijeve;
  • Inkasimin e pagesave në arkë për artikujt e shitur dhe mbajtjen e evidencës ditore;
  • Mikpritjen e klientëve;
  • Trajtimin e ankesave të klientëve në rast nevoje;
  • Përkujdesjen për cilësinë e përbërësve të ushqimit;
  • Mbajtjen e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore.

Si të aplikoni?

Nëse jeni ambicioz, e pëlqeni punën në grup dhe keni aftësi të mira komunikimi, APLIKONI duke dërguar CV-në tuaj në:

[email protected] me subject KFC Peja.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019