Anëtarë i Ekipit

KFC
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

MUNDËSI PUNËSIMI NË KFC!

Anëtarë i Ekipit (Team Member)

Pse të punoni në KFC Kosova?

Ne duam njerëz me ide të mrekullueshme dhe njerëz që ju pëlqen të buzëqeshin.

Brendi KFC është i pari kur bëhet fjalë për shërbim të pulës. Duke qenë njëri ndër zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit, sot janë më shumë se 22,000 restaurante në rreth 130 vende të botës. KFC është pjesë e grupit YUM! Brands, i cili operon edhe Pizza Hut dhe Taco Bell.

KFC Kosova u themelua para rreth 3 viteve dhe për një kohë mjaft të shkurtër ka arritur të hap 9 restaurante, me plan të zgjerimit edhe të mëtutjeshëm! Ne mund të jemi të rinj, por ne jemi shumë energjik dhe pasionantë për atë që bëjmë!

Sot, kemi të punësuar mbi 200 individë me karrierë të ndritshme në 9 restaurantet tona nëpër Kosovë dhe më shumë se 20 në zyrën qendore.

Punonjësit tanë janë çelësi i punës, prandaj ne kemi nevojë për njerëz të pasionuar, të motivuar dhe të fokusuar të cilët nuk hezitojnë të japin më të mirën nga vetja e tyre.

Vendi i punës: KFC Albi dhe KFC Bresje (Fushë Kosovë)

Orari: Full Time, Part Time, Sezonal

Pozita: Team Member në Restaurant

Çfarë do të bëni?

  • Përgatitjen e të gjitha llojeve të specialiteteve të parapara nga menyja e KFC-së;
  • Dhënien e pijeve dhe ushqimeve në bazë të porosisë nga klientët;
  • Përkujdesjen për asortimentin e pijeve dhe për temperaturën adekuate të ushqimeve e të pijeve;
  • Inkasimin e pagesave në arkë për artikujt e shitur dhe mbajtjen e evidencës ditore;
  • Mikpritjen e klientëve;
  • Trajtimin e ankesave të klientëve në rast nevoje;
  • Përkujdesjen për cilësinë e përbërësve të ushqimit;

Si të aplikoni?

Nëse jeni ambicioz, e pëlqeni punën në grup dhe keni aftësi të mira komunikimi, APLIKONI deri më 22.05.2019, përmes webfaqes në: http://kfc-ks.com/join-our-team/

Be your best self, make a difference & have fun!

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019