Analist për vlerësimin e kolateralit

NLB Banka
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES: 

  • Analist për vlerësimin e kolateralit në Sektorin për Menaxhim të Riskut,

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA 

  • Diplomë universiteti në arkitekturë, ndërtimtari ose të ngjashme;
  • Preferohet të jetë i licencuar për vlerësimin e pronave të paluajtshme të shkalles IA;
  • Të ketë së paku dy vite përvojë punë në institucione financiare;
  • Aftësi të mira në komunikim;
  • Aftësi ndër-personale;
  • Të ketë njohuri te avancuar të gjuhës Angleze;
  • Të ketë njohuri të përdorimit të Microsoft Office;
  • Obligohet posedimi i lejes se vozitjes “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS 

  • Vlerëson pasurinë e paluajtshme që ofrohet si mjet i sigurimit (hipotekë);
  • Vlerëson dhe jep mendim për përshtatshmërinë e vlerësimeve të ekspertëve apo institucioneve kompetente për vlerësimeve, që dërgohen nga ana e kërkuesve të kredive;
  • Me rastin e hartimit të vlerësimeve jep shpjegime konkrete lidhur me qëllimin e elementeve të caktuara, në përputhje me metodologjinë e shfrytëzuar me rastin e përllogaritjes së vlerësimit të pasurisë, si dhe shpjegime për rritjen apo pakësimin e vlerës metodologjike të pasurisë;
  • Merr qëndrim të qartë dhe pa dykuptimësi për mundësinë e shitjes së mëvonshme në treg të pasurisë që ofrohet si mjet i sigurimit (hipotekar) dhe propozon se a të pranohet apo jo pasuria e ofruar si mjet sigurimi;
  • Viziton kolateralet së paku një herë në vit, përcjell vlerat e tyre, harton raporte në lidhje me ndryshimet eventuale që vëren e konstaton, sugjeron dhe ofron propozime konkrete lidhur me to;
  • Harton planin aksional për vizitimin e kolateraleve dhe për përcjellje e vlerave të tyre;
  • Rregullisht përcjell tregun e palujtshmërive në tregun kosovar dhe detekton ndryshimet;
  • Rregullisht i raporton udhëheqjes së Bankës në vëllimin dhe format që kërkohen, dhe,
  • Kryen punë dhe detyra tjera në kuadër të fushëveprimit të vendit të vet të punës me kërkesë të drejtorit të Sektorit dhe të Bordit Udhëheqës të Bankës 

Aplikacioni duhet të plotësohet online në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 13 maj 2019 njëkohësisht duhet të bashkëngjiten edhe kopja e diplomës dhe letër motivimi.

Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 13 maj 2019 mund të refuzohet. Për shkak të numrit të madh të kërkesave që mund të jenë, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 8 prill 2019 mund të refuzohet. Për shkak të numrit të madh të kërkesave që mund të jenë, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019