Akademia e Dialogut Lokal për Gratë e Reja

OSCE
Publikuar më
Prill 30, 2019
Qyteti
Gracanice
Lloj listimi

Përshkrimi

Gratë e reja - mendjet e ndritshme të sotmes dhe udhëheqëset e së nesërmes!

Bashkoni idetë brilante dhe kreativitetin për t'u lidhur dhe për t'u bashkuar me gra të reja ambicioze dhe aktive, si ju, në një kërkim të guximshëm dhe angazhues që provokon të menduarit. E mirëpresim sfidimin e mendësisë fikse duke ndërmarrë sfida, duke kapërcyer pengesat, duke bërë përpjekje të vazhdueshme dhe kritika konstruktive. A jeni gati për ndryshim?

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) fton gratë e reja ndërmjet moshës 16 dhe 22 nga Kosova të interesuara për pjesëmarrje në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes, vullnetarizmit, punës në komunitet dhe avokimit që të aplikojnë në Akademinë e Dialogut Lokal të OSBE-së për Gra të Reja, që do të mbahet nga 8 deri më 13 qershor 2019 në Hotel Ulpiana në Graçanicë.

Rreth Akademisë së Dialogut Lokal të OSBE-së për Gratë e Reja

Akademia për Dialog Lokal e OSBE-së ofron platformë për gratë e reja nga të gjitha komunitetet për të kapërcyer pengesat në komunikim, për të thyer stereotipet dhe për të vendosur bazë për dialog të mëtejshëm përmes të mësuarit nga njera tjetra, dhe aktivitetet e trajnimit dhe mentorimit. Synimi është që të nxitet bashkëpunimi, duke u fokusuar në çështje të përbashkëta shqetësuese që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Akademia e Dialogut Lokal e OSBE-së parasheh gjashtë ditë trajnimi, duke përfshirë ushtrime të ndërtimit të ekipit dhe të mësuar nga njëra tjetra, dhe do të mbulojë tema të tilla si barazia gjinore, pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes publike dhe politike, udhëheqja,si dhe trajnim për shkathtësi praktike (si të shkruani letër motivimi dhe CV, etj.).

Kualifikimet

Ftojmë gra të reja mes moshave 16 dhe 22 vjeç nga Kosova të interesuara për të marr pjesë në proceset e politikës dhe vendimmarrjes, vullnetarizmit, punës në komunitet dhe avokimit. Aftësitë e gjuhës angleze nuk janë të detyrueshme.

Aplikacioni

Ju lutemi dergoni aplikacionin tuaj deri me 15 maj 2019 ne [email protected]

Për informata shtesë ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Misionit të OSBE-së në Kosovë www.osce.org/mission-in-kosovo

Dokumente shtese:

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019