Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm RTK

RTK
Publikuar më
Maj 15, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 34 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, RTK shpallë:

KONKURS

Për :  Zëvendës Drejtorë të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës

Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së:

Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;

Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;

Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm e ndihmon dhe e zëvendëson Drejtorin e Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës në punët dhe detyrat në vijim:

  1. Në menaxhimin e veprimtarisë së RTK-së në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin dhe Kodin Etik të RTK-së;
  2. Në administrimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e RTK-së, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  3. Në mbikëqyrjen e punës së të gjitha shërbimeve, departamenteve dhe njësive;
  4. Në zgjedhjen dhe shkarkimin e personelit të RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së;
  5. Në marrjen e vendimit lidhur me çështjet e organizimit të brendshëm, të financave dhe të pagave, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së;
  6. Në përgatitjen e raportit financiar dhe raportit vjetor të të hyrave dhe të shpenzimeve për vitin paraprak;
  7. Në përgatitjen e propozimit të planit programor dhe afarist vjetor, i cili është në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe me mandatin e RTK-së, siç është përcaktuar me Ligjin për RTK-në;
  8. Në bashkërendimin e punës së njësive administrative të RTK-së dhe zgjidh brenda kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre;
  9. Në ndërmarrjen e masave korrigjuese, pas konstatimit se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme;
  10. Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm, përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit;
  11. Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në sigurimin e zbatimit të rregulloreve të brendshme të RTK-së;
  12. Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm nënshkruan kontratat e punës dhe kontratat e tjera të parapara me ligj;
  13. Në organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në RTK;
  14. Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në mbajtjet e kolegjiumeve të rregullta të Menaxhmentit të lartë;
  15. Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në zbatimin e sistemit përkrahës për vendimmarrje;
  16. Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm gjatë aprovimit të akteve dhe rregulloreve të brendshme, në bazë të politikave të përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve;
  17. Kryen detyra të tjera, në bazë të Ligjit, vendimeve të Bordit të Drejtorëve të RTK-së dhe udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Kushtet që duhen plotësuar:

  1. Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  2. Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  3. Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  4. Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  5. Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  6. Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  7. Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës serbe dhe e gjuhës angleze;
  8. Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  9. Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  10. Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  11. Përkushtim ndaj shërbimit publik të transmetimeve.

Në bazë të Ligjit për RTK-në, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së nuk mund të emërohet personi, i cili:

  • mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
  • ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose
  • është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg;

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

një CV,
një kopje të letërnjoftimit,
një letër motivuese,
tri referenca,
dëshmitë e kualifikimit,
dëshmi që nuk është nën hetime, si dhe
aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, w ww.rtklive.com.

Bashkëngjitur me dokumentacionin e lartëshënuar, kandidatët duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të Transmetuesit Publik të Kosovës – RTK-së (deri në 4 faqe).

Dorëzimi duhet të bëhet personalisht në kuvertë të mbyllur në ndërtesën e RTK-Televizionit, rr. Xhemajl Prishtina nr.12, Prishtinë, Republika e Kosovës, në zyrën e Administratës nr. 71.

Për shkresat e pranuara, do të dorëzohet konfirmimi i pranimit.

Data e fundit e pranimit të aplikacioneve është 28.05.2019, ora 16:00.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Listime të ngjashme

Anëtar i Ekipit (Team Member)   Cagllavice new
Maj 24, 2019
Auditor i Brendshëm   Prishtine new
Maj 24, 2019
Junior Advisor   Prishtine new
Maj 24, 2019