Zyrtarë të Teknologjisë Informative (2)

kqz logo e1602177935803
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Publikuar më
30/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores Nr.01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në  Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese, në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe Vendimit Nr.931-2020 të KQZ-së, të datës 21.10.2020, për aprovimin e rekrutimit të stafit të përkohshëm përmes Kontratës – Marrëveshje për Shërbime të Veçanta për procesin Zgjedhor  të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar  në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në Podujevë, të cilat do të mbahen me datë 29 nëntor 2020, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rishpall:

KONKURS

KQZ-55/2020 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Teknologjisë Informative (2 Pozita) Grada/Koeficienti: Koeficienti 8
Departamenti : Departamenti për Teknologji Informative
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Zyrtarë i Lartë i Teknologjisë Informative
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Instalimi i kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve tjera të TI-së,
  • Instalimi i sistemeve operative dhe aplikacioneve tjera, sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësit Instalimi i rrjetave lokale dhe konfigurimi i pajisjeve të rrjetës,
  • Administrimi i pajisjeve te zërimit, përkthimit simultant dhe audioincizim elektronik,
  • Futja e të dhënave dhe veprimet tjera në aplikacionet e ndryshme të KQZ-së sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësit,
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësit.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universitare në Shkencat Kompjuterike ose vijimi i studimeve në vitin e fundit,
  • Minimum një (1) vit përvojë pune në fushën e teknologjisë InformativNjohuri te avancuara për sistemet operative te Windows
  • Njohuri ne sigurimin e tavolinë ndihmëse; instalimin e printerëve, kompjuterëve dhe zgjidhje e problemeve të ndryshme që lidhen me pajisjet e TI-së,
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;

Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet të paraqesin një biografi profesionale (CV) një Letër motivuese, kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikimin si dhe dëshmitë mbi përvojën e punës dhe atë profesionale. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën nr. 21 te Sekretariatit te KQZ-së, ndërtesa e ish Bankës së Lubjanës. kati i -I- zyra nr. 21. 10000 Prishtinë . Adresa elektronike ku mund te shkarkoni kërkesën  për punësim - Aplikacionin, www.kqz-ks.org. çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00 nga data 29.10.2020 deri 31.10.2020, ne ora 16:00. Aplikacionet mund të dorëzohen edhe në formë elektronike të skenuara në adresën elektronike: zyra.personeli@kqz-ks.org

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 3 ditë kalendarike nga dita e publikimit në tabelën e improvizuar të shpalljeve në hyrje të zyrave të selisë së KQZ-së-Prishtinë, dhe në ueb faqen zyrtare të KQZ-së.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit, në afat ligjor, nga Zyrtari përgjegjës për personel në Sekretariatin e KQZ-së

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për verifikim  të  gjitha  dokumentet origjinale.

Për shkak të natyrës urgjente të procesit zgjedhor, aplikacionet e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes    se konkursit, nuk do të pranohen.

Kërkesat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret  aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovës”.

Shpallja e plotë. 

Listime të ngjashme

19/11/2020
19/11/2020
Roje Pyelli   Prizren
19/11/2020