Zyrtare të Marketingut/Mardhënie me Publikun (2)

villa argjiro 150x150 1
Hotel Argjiro
Publikuar më
10/09/2020
Qyteti
Prizren
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Vila Argjiro kërkon të punësoj dy Zyrtare të Marketingut/Mardhënie me Publikun, të kualifikuar dhe pasionuar për punën.

Janë përgjegjës për zhvillimin e komunikimit, projekteve mes komunitetit dhe Vila Argjiro. Do të sugjerojë një plan të marketingut, i cili do të jetë në vijë me strategjinë zhvillimore të Vila Argjiro. Plani i marketingut do të përmbajë aktivitetet e nevojshme për të siguruar mbulim dinamik të informatave të komunitetit tonë përmes mediave dhe mjeteve tjera, dhe do të promovojë marrëdhënie të ngushtë me donatorët dhe sponsorët. Kandidatet pritet të kenë aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe asaj angleze.

Çdokush që jeton në Kosovë/Shqipëri mund të aplikojë, duke e dërguar CV-n në gjuhën shqipe apo atë angleze në info@hotelargjiro.ch 

Afati i fundit per aplikim: 25 shtator, 2020 ora 23:59.

Kualifikimet

  • Studente në Marketing, Marrëdhënie me Publikun, apo fusha tjera të ndërlidhura dhe/ose përvojë në Marketing
  • Aftësi menaxheriale
  • Nivel i rrjedhshëm i gjuhës shqipe dhe asaj angleze (në të folur dhe të shkruar)
  • Njohuri të mjeteve digjitale dhe atyre publikuese të marketingut

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Hartimi i planit vjetor të marketingut dhe projekteve të Vila Argjiro, me qëllimin e përgjithshëm që të rritet ndërgjegjësimi për brendin përmes aktiviteteve dhe formave tjera
  • Zgjerimi i rrjetit të sponsorëve, donatorëve, dhe partnerëve të Vila Argjiro.
  • Menaxhimi i kanaleve të komunikimit, duke kuruar në detaje dhe krijuar përmbajtje të duhura dhe që publikohen në kohë të përshtatshme, për të marrë vëmendjen e audiencës; hartimi i dokumenteve tjera zyrtare të Vila Aegjiro
  • Komunikimi me mediat e shkruara dhe elektronike, përfaqësimi i Vila Argjiro në intervista dhe paraqitje televizive dhe takime.

Listime të ngjashme

28/09/2020
Specialist/e i/e Marketingut   Prishtinë e re
28/09/2020
28/09/2020
23/09/2020
23/09/2020