Zyrtar/e për Sigurinë e Informatave

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
13/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi punësimi 

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Zyrtar për Sigurinë e Informatave për Departamentin e Sigurisë së Informatave dhe Mbrojtjes së të Dhënave në Zyren Qendrore.

Përgjegjësitë: 

  • Të ekzekutojë kontrollat e Sigurisë së Informatave të Bankës sipas Planit të Kontrollit vjetor
  • Të rishikojë implementimet e Teknologjisë Informative (TI), shërbimet, aktivitetet mbështetëse dhe proceset në pajtueshmëri me Politikat dhe Standardet e Sigurisë së Informatave, me rregulloret e jashtme korrespodente si dhe me strategjinë dhe targetet e bankës.
  • Në lidhje me standardet dhe metodologjitë e sigurisë së sistemit të informacionit, të vlerësojë sistemet e TI të Bankës dhe filialeve në aspektin e sigurisë, konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së informacionit dhe për të dhënë sygjerime për rreziqet dhe kërcënimet e mundshme të sigurisë.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë Baçelor në fushën e sistemeve dhe teknologjive të informacionit, inxhinierisë, MIS, drejtimeve të tjera teknike; (CISA, CISSP, CISM, GPEN, GWAPT, certifikatat OSCP janë të preferueshme)
  • Të paktën dy vite përvojë pune në fushën e Teknologjisë Informative, Teknologjisë Informative të Auditimit, Sigurisë së Informatave dhe Menaxhimit të Riskut.
  • Të ketë njohuri me konceptet kyçe të kontrollit të Teknologjisë Informative, COBIT, BS7799, ISO/IEC 27001 standardeve dhe metodologjive.
  • Të ketë njohuri për konceptet e vlerësimit të sigurisë dhe testit të depërtimit
  • Të ketë njohuri per rrjetat dhe analizen e topologjive
  • Njohuri të mira në Linux
  • Të flas dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën angleze
  • Eficient në punë ekipore

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.

Afati i fundit për aplikim është 19.10.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme

21/10/2020
20/10/2020
20/10/2020
Zyrtar/e i/e Depos   Prishtinë
19/10/2020