Zyrtarë për biblioteka (3)

novoberde
Komuna e Novobërdës
Publikuar më
18/04/2021
Qyteti
Novobërdë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 68 dhe 80 të Ligji Nr. 06/L - 114 për Zyrtar Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 neni 10 nënparagrafi 2.1, I Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e marëdhënjes së punës në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall:

KONKURS PUBLIK 

Institucioni : Komuna Novobërdë
Drejtoria : Drejtoria e Arsimit, Kulturë
Vendi: Novobërdë
Titulli i vendit të punës: Zyrtarë për biblioteka tri pozita ( 3)
Periudha e kontratës : Kohë të pa caktuar
Kategoria Funksionale/Koeficienti  6

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve për lexuesit e librave

Detyrat Kryesore:

  1. Kujdesi për librat
  2. Evidentimi i librave
  3. Mban evidencën për marrjen dhe kthimin e librave nga Lexuesit
  4. Mirëmbajtja e librave
  5. Mirëmbajtja e hapësirës së bibliotekës
  6. Përpunimi i librave

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgaditjen e nevojshme shkollore dhe aftësinë fizike që kërkohet për pozitën përkatëse.

Periudhe provuese: 12 muaj.

Procedurat e Konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e ineteresuar. Shkollimi i kërkuar:

  • Përgatitja Profesionale: Shkolla e Mesme
  • Përvoja e punës 2 (dy) vite,
  • Të njohë punën me kompjuter,
  • Njohja e gjuhëve zyrtare,
  • Trajnimet, (të dëshiruara).

Shkathtësi dhe aftësi personale për të punuar në mënyrë të përhershme me një shoqëri multietnike;

  • Aftësi të mira dhe të dëshmuara analitike, konceptuale – në të shkruar dhe komunikim;
  • Aftësi të dëshmuara për vetë-iniciativë dhe vetë-organizim;
  • Aftësi për të krijuar raporte të mira pune dhe ndër personale

Dokumentet e nevojshme: Certifikatën e shkollimit bazik (kopja e noterizuar) dhe kopjen letëmjoftimit.

Aftësitë/përvoja dhe atributet tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë aftësi vendimmarrëse, të ketë vetëiniciativë dhe të jetë i gatshëm për të marrë përgjegjësi.

Informata të përgjithshme

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën e personelit nr 24 Objekti i Komunës së Novobërdës Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është

Prej datës. 16.03.2021 deri më datë 16.04.2021 ndërsa data e aplikimit është Nga 19.04.2021 deri më 03.05.2021.

Rezultatet shpallen në linkun: https//konkursi.rks-gov.net