Zyrtar(e) i/e Lartë për Financa, Raportim dhe Analiza

fsdk logo
Fondi i Sigurimeve të Depozitave në Kosovë (FSDK)
Publikuar më
23/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) shpallë:

Konkurs për vend pune

  • Titulli: Zyrtar(e) i/e Lartë
  • Njësia: Për Financa, Raportim dhe Analiza
  • Raporton: Drejtorit Menaxhues të FSDK-së apo Udhëheqësit të Njësisë kur aplikohet.
  • Niveli: Niveli – I, Zyrtar i Lartë

Përshkrimi:

Njësia për Financa, Raportim dhe Analiza është përgjegjëse të sigurojë kontrollin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit, kontabilizim financiar, menaxhimin dhe aktivitetet e raportimit, si dhe aktivitetet e analizave dhe trendeve të treguesve financiar që mbështesin vendimet strategjike të FSDK-së.

Zyrtari i Lartë për Financa është përgjegjës për hartimin fillestar të buxhetit vjetor të FSDK-së, mirëmbajtjen e regjistrave kontabël të të ardhurave dhe shpenzimeve sipas politikave dhe procedurave të vendosura, raportimin financiar dhe koordinimin e procedimit të pagesave në harmoni me politikat e brendshme të Njësisë për Financa, Raportim dhe Analiza.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Zyrtarit të Lartë:

  • Përgjegjës/e për mbështetjen në hartimin fillestar të buxhetit vjetor të FSDK-së, duke përfshi projeksionet e të ardhurave dhe shpenzimeve siç sugjerohet nga analiza dhe kontributet e njësive dhe funksioneve në harmoni me Politikat e Buxhetit të aprovuara nga Bordi
  • Përgjegjës/e për mirëmbajtjen dhe raportimin kontabël dhe financiar të të gjitha hyrjeve dhe daljeve
  • Përgjegjës/e për mbajtjen dhe menaxhimin e Petty Cash-it sipas Politikave të miratuara nga Bordi
  • Përgjegjës/e për operacionet financiare dhe përgatitjet e urdhër transfereve të të gjitha pagesave sipas autorizimeve në kuadër të Njësisë.
  • Përgjegjës/e për mbështetjen në përgatitjen e pjesës së të dhënave dhe përformancës financiare në Raportin Vjetor të FSDK-së.
  • Përgjegjës/e për raportime tjera financiare të jashtme (p.sh. kundrejt rregullatorëve dhe kreditorëve).
  • Përgjegjës/e për mbështetjen e Njësisë në koordinimin e procesit të Audimit të jashtëm dhe atij të brendshëm.
  • Përgjegjës/e për menaxhimin e arkivit dhe të gjitha dosjeve financiare të FSDK-së.
  • Kryejë detyra tjera sipas caktimit të Drejtorit Menaxhues të FSDK-së dhe Udhëheqësit të Njësisë kur aplikohet.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi; Administrim Biznesi; Financa; Shkenca Matematikore; ose në ndonjë fushë tjetër lidhur ngushtë më të.
  • Preferohet koncentrimi në Banka dhe Financa.

Përvoja e kërkuar:

  • Së paku 3 vjet përvojë pune profesionale në operacione financiare;

Njohuri, Aftësi dhe gatishmëri tjera të kërkuara:

  • Njohuri të mirë të gjuhës Angleze me shkrim dhe në të
  • Njohuri të parimeve të kontabilitetit dhe raportimit
  • Aftësi për mendim analitik dhe strategjik. Qëndrim proaktiv, të vendosur dhe të
  • Aftësi për të punuar në grup; dhe kryerjen e detyrave të shumta në të njëjtën kohë;
  • Qasje fleksibile ndaj detyrave të ndryshme dhe orarit të punës.
  • Njohuri të azhurnuara të aplikacioneve aktuale kompjuterike financiare, si dhe programeve të Microsoft
  • Gatishmëri për të avancuar njohuritë në fushat e kërkuara nga përgjegjësitë dhe detyrat.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet në vijim:

  • CV të detajuar (të shënohet e-mail adresa në CV për kontaktim me shkrim nga FSDK).
  • Letrën motivuese ku theksohet interesimi për pozitën.
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it; Kopje të çertifikatave profesionale.
  • Dëshmitë e përvojës punës (Kontratat mbështetur me dëshmi të gjendjes së trustit).

Si të aplikoni:

  • Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 7 Dhjetor
  • Mund të aplikoni përmes postës elektronike në adresën: komisioni@fsdk.org duke bashkangjitur komplet dosjen, ose t’a dorëzoni në zarf në zyret e FSDK-së (adresa: Rr. Pashko Vasa, p.n, Kati i I-rë, Lagjja “ Qyteza Pejton”).
  • Kandidatët e përzgjedhur për testim do të njoftohen me e-mail brenda 7 ditëve kalendarike nga data e mbylljes së
  • Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të informohen brenda 7 ditëve kalendarike pas datës së

Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Statisticient/e i/e ri/e (SSM)   Prishtinë e re
25/01/2021
Statisticient/e i/e ri/e (SSLF)   Prishtinë e re
25/01/2021
Punëtor në Prodhim   Prishtinë
22/01/2021
21/01/2021