
Përshkrimi
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) shpallë:
Konkurs për vend pune
- Titulli: Zyrtar(e) i/e Lartë
- Njësia: Për Mbrojtjen e Depozitorëve dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar
- Raporton: Drejtorit Menaxhues të FSDK-së apo Udhëheqësit të Njësisë nëse aplikohet.
- Niveli: Niveli – I
Zyrtar(e) i/e Lartë do të jetë përgjegjës/e për ngritjen e vetëdijesimit të publikut në Kosovë mbi sistemin e sigurimit të depozitave; komunikimin me depozitorët e siguruar në sektorin bankar; mediat dhe akterët tjerë të interesuar mbi sistemin e sigurimit të depozitave; koordinimin e komunikimit të FSDK-së me homologët ndërkombëtarë; përfshirë komunikimin me akterët relevant gjatë periudhave të ashtuquajtura të krizës sipas përcaktimit dhe delegimit; dhe koordinimin e aktiviteteve tjera drejt mbrojtjes së depozitorëve sipas përcaktimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për monitorimin e Bankave Anëtare të FSDK-së mbi pajtueshmërinë me rregullativën e FSDK-së mbi informimin e depozitorëve me sistemin e sigurimit të depozitave në Kosovë.
- Përgjegjës për aktivitetet e vetëdijesimit publik mbi të drejtat dhe kufizimet e sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë përfshirë hartimin e njoftimeve për shtyp, njoftimet për rrjetet sociale dhe Webfaqen e FSDK-së.
- Përgjegjës për komunikim me palët e jashtme: agjencitë ndërkombëtare të sigurimit të depozitave dhe institucionet financiare ndërkombëtare ku FSDK është anëtare në raport me obligimet e anëtarësimit dhe të tjera sipas përcaktimit.
- Përgjegjës në mbështetjen e Drejtorit Menaxhues mbi hartimin e kornizës ligjore të FSDK-së për menaxhimin e riskut në përmbushjen e mandatit për mbrojtjen dhe kompenzimin e depozitorëve.
- Përgjegjës në mbështetjen e Drejtorit Menaxhues në monitorimin e vazhdueshëm të riskut sipas kornizës ligjore të FSDK-së për menaxhimin e riskut në përmbushjen e mandatit për mbrojtjen dhe kompensimin e depozitorëve.
- Mbështetë Drejtorin Menaxhues në hartimin e raportimit të rregullt sipas kornizës ligjore të FSDK-së për menaxhimin e
- Kryen detyra tjera sipas përcaktimit nga Drejtori Menaxhues.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Ekonomi apo tjera fusha por që kanë koncentrim profesional në Ekonomi.
- Certifikata profesionale të fushës.
Përvoja e kërkuar:
- Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.
- Përvoja të jetë e dëshmuar përmes kontratave të punësimit dhe dëshmive të trustit pensional.
Njohuri, Aftësi dhe gatishmëri tjera të kërkuara:
- Të dëshmojë njohuri të mirë të gjuhës Angleze me shkrim dhe në të folur.
- Të dëshmojë njohuri njohuri të mira të aplikacioneve aktuale kompjuterike, programeve të Microsoft Office.
- Aftësi komunikuese dhe koordinuese të shkëlqyera.
- Aftësi për mendim analitik dhe strategjik. Qëndrim proaktiv, të vendosur dhe të pavarur.
- Aftësi për të punuar në grup; dhe kryej detyra të shumta në të njëjtën kohë;
- Qasje fleksibile ndaj detyrave të ndryshme dhe orarit të punës.
- Gatishmëri për të avancuar njohuritë në fushat e kërkuara nga përgjegjësitë dhe detyrat.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet në vijim:
- CV të detajuar.
- Letrën motivuese ku theksohet interesimi për pozitën.
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it; Kopje të certifikatave profesionale.
- Dëshmitë e përvojës punës (Kontratat mbështetur me dëshmi të gjendjes së trustit).
Si të aplikoni:
- Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 18 Shkurt 2021.
- Mund të aplikoni përmes postës elektronike në adresën: komisioni@fsdk.org duke bashkangjitur komplet dosjen, ose t’a dorëzoni në zarf në zyret e FSDK-së (adresa: Rr. Pashko Vasa, p.n, Kati i I-rë, Lagjja “ Qyteza Pejton”).
- Kandidatët e përzgjedhur për testim do të njoftohen brenda 15 ditëve kalendarike nga data e mbylljes se konkursit për ditën e testimit.
- Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të informohen brenda 10 ditëve kalendarike pas datës së testimit.
Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.