Zyrtar/e për mbështetje administrative

kosovo logo gov square e1558603204655
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
Publikuar më
08/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve,  Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit më datë 08.07.2020, bën:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

  • Titulli i vendit të punës: Zyrtarë/e për mbështetje administrative     
  • Numri i referencës së vendit të punës: AMMK – 3/ 2020 - MSHV
  • Tarifa e shërbimit: 370 Euro (Bruto)
  • Lloji  kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)
  • Kohëzgjatja e kontratës: 5 muaj
  • Njësia:  Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës / Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës
  • Raporton te: Drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës
  • Orari i punës: I plotë
  • Numri i ekzekutuesve: 1 ekzekutues
  • Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përkrahë AMMK në çështje organizative, administrative, dhe përgatitjen e materialeve për realizimin e planit legjislativ.
  2. Pranimi dhe konsultimi i palëve gjatë orarit të punës.
  3. Pranimin e kërkesave dhe ankesave të palëve të cilat i drejtohen AMMK.
  4. Përkrahje administrative në përgatitjen e raporteve informative dhe statistikore për AMMK.
  5. Kryen pune administrative në AMMK-në

 Shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare
  • Njohja e punëve me kompjuter (Word, Excel, Access, Outlook, Internet);
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara.
  • Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme. E preferueshme njohja e gjuhës angleze.

Vërejtje: Të gjithë aplikantët janë të obliguar që gjatë dorëzimit të dokumentacionit të tyre të bartin maska dhe dorëza si dhe njëkohësisht të respektohet distanca.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit  mirëpret aplikacionet  nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha  komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e MEA-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 15.07.2020.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MEA-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MEA-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr.Zyres 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Shpallja e plote e punes.