Zyrtar për Politikat Mjekesore-Koordinator

ministria e mbrojtjes 150x150 1
Ministria e Mbrojtjes
Publikuar më
21/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:

KONKURS

  • Titulli i vendit të  punës: Zyrtar për Politikat Mjekesore-Koordinator
  • Mjekesor-A3
  • Grada e vendit të punës; A3
  • Nr. referencës së vendit të punës; 0323
  • Vendi; MM

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Ndihmon në kordinimin e aktiviteteve për çështjet e mjekësisë parandaluese dhe mjekimit në MM dhe FSK.
  • Ndihmon në kordinimin dhe monitorimin e programeve të trajnimit dhe edukimit shendetësor të personelit mjekësor si dhe inspekton realizimin e tyre.
  • Monitoron situatën shendetësore të pjestarëve të MM dhe FSK-së nëpërmjet mbikëqyrjes, informacionit dhe indikatoreve shendetësor.
  • Koordinon aktivitetet që kanë të bëjnë me analizen e situatës epidemiologjike, gjendjen shëndetësore, sëmundshmërinë dhe monitoron zbatimin e masave parandaluese shëndetësore, për ruajtjen e shëndetit të personelit të FSK.
  • Kryen dhe detyrat tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrësit më të lartë. 

Proceduarat e konkurrimit;

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

Shkollimi i kërkuar

  • Diploma universitare . 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen

  • Së paku tri (3) vite përvojë pune.
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Ëord, Excel, Poëer Point, Access),
  • Njohja e gjuhes shqipe apo serbe,
  • Njohja e gjuhes angleze (e deshiruar),
  • Shkathtesi tjera profesionale (e deshiruar),
  • Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit,
  • Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese,
  • Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve,
  • Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor,  
  • Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë, 
  • Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune,
  • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip. 
  • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara. 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;

  • Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.
  • Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. 
  • Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. 
  • Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). 

Kohëzgjatja e emërimit  

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit

  • Konkursi është i hapur pesembedhjetë (15) ditë kalendarike nga dita e shpalljes. 
  • Data e fundit e aplikimit është 18.09.2020 deri më 02.10.2020. 
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Departamentin e Personelit personalisht, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. 
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit. 

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Departamentin e Personelit të MM-së,  apo në web-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508.

⇒ Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Konkurs për bursa   Dragash e re
27/10/2020
27/10/2020
21/10/2020