
Banka për Biznes
Përshkrimi
Banka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:
Zyrtar Kryesor për Financa (m/f)
Kualifikimet:
- Kualifikim pasuniversitar, preferohet në Ekonomik apo Banka, Financa dhe Kontabilitet;
- Çertifikime profesionale, preferohet nga SCAAK / ShKÇAK apo ACCA;
- Së paku 5 vite përvojë menaxheriale në fushën e financave, përvoja në sektorin bankar përbën avantazh;
- Të ketë njohuri dhe përvojë në përgatitjen e planit të biznesit, planit strategjik, buxhetimit, kontrollës dhe raportimit financiar;
- Aftësi udhëheqëse dhe të vendimmarrjes;
- Aftësi të shkëlqyeshme të analizës së të dhënave dhe metodave të parashikimit;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit; Aftësi të shkëlqyeshme analitike;
- I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office-it.
Përgjegjësitë:
- Udhëheqë Departamentin e Financave, Thesarit dhe të MIS;
- Analizon raportet financiare të bankës dhe rekomandon alternativa për funksionimin me kosto efektive;
- Merr pjesë në procesin e planifikimit strategjik, duke udhëhequr buxhetimin dhe parashikimin financiar të bankës, me qëllim të ndërtimit të disiplinës së fortë financiare;
- Zhvillon dhe zgjeron strategjinë financiare të menaxhmentit të bankës në mënyrë që të zhvillojë dhe forcojë kapacitetin financiar të bankës;
- Aprovon dhe koordinon ndryshimet dhe përmirësimet në sistemet automatike financiare dhe menaxheriale të informacionit;
- Siguron që shënimet mbahen sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) dhe sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë;
- Përgjegjës për përgatitjen, prezantimin dhe interpretimin e raporteve financiare të kërkuara nga menaxhmenti, bordi i drejtorëve, organet raportuese kosovare (BQK apo autoritetet fiskale), auditorët e jashtëm dhe të brendshëm, dhe ofrimi i këshillave që ndihmojnë në procesin e vendimmarrjes;
- Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve duke i krahasuar me buxhetin e bankës në baza të rregullta kohore;
- Krijon sistem të fuqishëm financiar dhe efektiv në bankë dhe ndihmon në përgatitjen e të gjitha pasqyrave financiare të bankës me kohë dhe rishikon në mënyrë periodike ato;
- Mbikëqyr veprimtarinë fiskale të kompanisë, duke përfshirë buxhetimin, raportimin dhe auditimin; Identifikon dhe adreson mundësit dhe rreziqet financiare për bankën;
- Drejton dhe mbikëqyr të gjitha raportet financiare për menaxhmentin si dhe ato për nevoja te Rregullatorit;
- Të zbatojë politikat dhe procedurat në lidhje me menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe planifikimin e buxhetit, thesarit, MIS dhe të përmirësojë cilësinë e veprimtarisë bankare;
- Të planifikojë, drejtojë dhe koordinojë zbatimin e politikave, procedurave dhe raporteve efektive të kontabilitetit dhe administrimit financiar për të siguruar pajtueshmëri të përpiktë të politikës financiare të bankës për menaxhim të shëndoshë financiar;
- Të sigurojë që të dhënat financiare janë në përputhje me politikat dhe procedurat e aprovuara nga banka;
- Të asistojë në mbarëvajtjen e procesit të auditimit financiar përmes përgatitjes së informacionit mbështetës për auditimin vjetor nga auditori i jashtëm dhe ai i brendshëm;
- Monitoron pajtueshmërinë me kufijtë, ekspozimet, bilancet e parave të gatshme, pozicionet e hapura neto dhe merr vendime sipas kufijve të caktuar nga Rregullatori dhe banka;
- Menaxhon likuiditetin e bankës, planifikon kërkesat e aseteve likuide brenda afateve të ndryshme dhe siguron që banka të ketë likuiditet të mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e saj në kohë;
- Menaxhon portofolin e investimeve të bankës përmes instrumenteve të ndryshme financiare dhe bën propozime për investime të reja sipas kritereve të lejuara nga Rregullatori dhe politikave të brendshme të investimeve të bankës;
- Siguron që Departamenti i MIS modifikon dhe zhvillon raporte që janë në interes për vendimmarrje në bankë;
- Koordinon kërkesat e raportimit dhe siguron cilësinë e tyre; Kryen analiza të raporteve;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formularin për aplikim i cili gjendet në këtë link, duke bashkëngjitur dhe CV-në tuaj: https://www.bpbbank.com/forma-e-aplikimit-per-punesim/
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 24 tetor, 2020.