Zyrtar/e i/e Trajnimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve

kqz logo e1602177935803
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
Publikuar më
14/01/2021
Qyteti
Shterpcë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese, në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe Vendimit nr. 13/2021 te KQZ, të datës 07.01.2021 për Aprovimin e rekrutimit të stafit të përkohshëm përmes Kontratës – Marrëveshje për Shërbime të Veçanta gjatë procesit Zgjedhor të Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës te cilat do të mbahen me 14 shkurt 2021, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpall:

KONKURS

KQZ 27/2021, Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Trajnimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve

  • Grada/Koeficienti: Koeficienti 7.5
  • Departamenti : Departamenti i Koordinimit në Terren
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Zyrtari i Lartë Komunal i Zgjedhjeve
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar
  • Vendi i Punës Shterpcë
  • Numri i pozitave 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Zbaton programet e trajnimit të zgjedhjeve në procedurat e regjistrimit, votimit dhe numërimit; Koordinon planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të trajnimit në kuadër të KKZ-së;
  • Është përgjegjës për trajnimin e Anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve lidhur me trajnimin e personelit të regjistrimit të votuesve dhe të qendrave të votimit në procedurat e zgjedhjeve;
  • Zbaton udhëzimet sipas doracakëve të trajnimit dhe të pakove informative që përdoren në seancat e trajnimit që burojnë nga Sekretariati i KQZ-së për KKZ, KVV dhe Staf Teknik për zgjedhje;
  • Ndihmon Zyrtarin e Lartë Komunal të Zgjedhjeve dhe Anëtarët e KKZ-se ne zbatimin e detyrave që janë në kuadër të KKZ-së sipas Planifikimeve Operacionale për zgjedhje:
  • Jep informatat e nevojshme profesionale e ligjore lidhur me zbatimin e procedurave për zgjedhje. Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi .
  • Të interesuarit duhet të aplikojnë në Sekretariatin e KQZ-së.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplomë të shkollës së mesme, ndërsa diploma e universitetit konsiderohet përparësi,
  • Të ketë përvojë pune profesionale si trajner apo në fushat e ngjashme në zgjedhje
  • Përvojë pune në zgjedhje konsiderohet përparësi
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për hartim dhe shprehje me shkrim në gjuhën shqipe Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet të paraqesin një biografi profesionale (CV) një Letër motivuese, kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikimin si dhe dëshmitë mbi përvojën e punës dhe atë profesionale. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën nr. 21 te Sekretariatit te KQZ-së, ndërtesa e ish Bankës së Lubjanës. kati i -I- zyra nr. 21. 10000 Prishtinë

. Adresa elektronike ku mund te shkarkoni kërkesën për punësim - Aplikacionin, www.kqz- ks.org. çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00 nga data 14.01.2021 deri 16.01.2021.

Aplikacionet mundë të dorëzohen edhe në formë elektronike të skanuara në adresën elektronike: zyra.personeli@kqz-ks.org. Të gjitha dokumentet, duhet të përcillen me një fail, në të kundërtën, nuk do të procesohen.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 3 ditë kalendarike nga dita e publikimit në Tabelën e improvizuar të shpalljeve në hyrje të zyrave të selisë së KQZ-së, dhe në ueb faqen zyrtare të KQZ-së.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit, në afat ligjor, nga Zyrtari përgjegjës për personel në Sekretariatin e KQZ-së.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për verifikim të gjitha dokumentet origjinale.

Për shkak të natyrës urgjente të procesit zgjedhor, aplikacionet e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes se konkursit, nuk do të pranohen.

Kërkesat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovës”.

Data e shpalljes: 14.01.2021
Data e skadimit: 16.01.2021

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Zyrtar/e ligjor/e   Prishtinë e re
26/01/2021
Statisticient/e i/e ri/e (SSM)   Prishtinë e re
25/01/2021
Statisticient/e i/e ri/e (SSLF)   Prishtinë e re
25/01/2021
21/01/2021
20/01/2021