Zyrtar/e Teknik/e i Pylltarisë

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
26/02/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-149 për Zyrtarët Publik, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të kërkesës 09. Nr.01/21 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS 

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
  • Drejtoria: Drejtoria për Ekonomi Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural

Titulli i vendit të punës: 

  1. Zyrtar Teknik i Pylltarisë;
  • Numri i Pozitave: Një (1);
  • Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik:
  • Titulli i Mbikëqyrësit: Udhëheqësi i Sektorit për Pylltari;
  • Grada/Koeficienti: Koeficienti – 5.5;
  • Orët e punës: 40 orë në javë;
  • Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
  • Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive

  • Përgatit shënime nga terreni për hartimin e planeve në mbrojtjen e pyjeve;
  • Kontrollon kryerjen e punëve dhe të dhënave të pranuara nga rojet e pyllit;
  • Udhëheq librin e dëmeve të pyjeve dhe bën llogaritjen e dëmit të shkaktuar;
  • Organizon dhe kontrollon punën e shërbimit të rojeve të pyllit, dhe organizon mbrojtjen e pyjeve nga zjarri;
  • I dorëzon të dhënat nga terreni udhëheqësit të sektorit të pylltarisë;
  • Kontrollon punët në terren në pyllëzim dhe ripyllëzim dhe për të njëjtat e njofton udhëheqësin e sektorit të pylltarisë;
  • Kontrollon vendosjen e rendit pyjor;
  • Bën reduktimin e trungjeve në pyjet e ulëta në pronë shtetërore dhe private;
  • Harton gjendjen periodike dhe vjetore të punëve të kryera dhe të njëjtat i dorëzon te udhëheqësi i sektorit të pylltarisë;
  • Informon për kualitetin dhe kuantitetin e punëve të kryera në terren;
  • Kryen edhe punë tjera në bazë të urdhrave të shefit të sektorit të pylltarisë.

Kushtet:

  • Tё jetë shtetas të Republikës sё Kosovës;
  • Fakulteti Ekonomik, Bujqësisë ose i Pylltarisë;

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e fakultetit – (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, prej datës 26.02.2021 deri me datën 12.03.2021.

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës, diplomat duhet ti kenë të nostrifikuara, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/

dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Listime të ngjashme

Zyrtarë për biblioteka (3)   Novobërdë e re
18/04/2021
16/04/2021
Asistent/e Ekzekutiv/e   Prishtinë
15/04/2021