Zyrtar/e Shpenzues/e

qkuk 1 e1632724536844
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Publikuar më
11/12/2021
Skadon
18/12/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00007868
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 10/11/2021
Afati për aplikim: 11/12/2021 - 18/12/2021

Në bazë të nenit 67 par. 1, 3.1, 5, 6, 9 nenit 68 par. 3, 4, 5, 7 nenit 69 par. 1 të Ligjit Nr.0GJL-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 041L-125 për Shëndetësi, nenit 13 paragrafi 1 dhe 3 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës dhe pas njoftimit me nr.1689 datë 29.07.2021 nga Bordi Drejtues, SHSKUK shpallë:

KONKURS

Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Drejtorati per Buxhet dhe Financa
Titulli i vendit të punës: Zyrtar Shpenzues (1 pozitë)
Nr.i Referencës: SHSKUK - 03/2021-11/1
Raporton: Drejtoratit për Buxhet dhe Financa / Shefit të Sektorit
Kohëzgjatja e kontratës: Për kohë të pa caktuar
Periudha provuese: 6 muaj
Koeficienti i pagës: 7.2
Orari i punës: 40 ore ne javë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Bënë analizimin dhe kontrollimin e shpenzimeve,
  • Evidenton shpenzimet sipas kodeve dhe shumës,
  • Bënë regjistrimin e shpenzimeve,
  • Kryen futjen e shpenzimeve në sistemin free ballanc,
  • Kryerja e detyrave të punës në pajtim me Udhëzimet , rregulloret dhe aktet tjera juridike nëfuqi,
  • Bashkëpunon me sektorët tjerë për realizimin e objektivave
  • Kryen edhe punë dhe detyra sipas urdhëresës së udhëheqësit
  • Përgatit raporte periodike dhe sipas kërkesës për udhëheqësin

Kualifikimi (shkollimi) dhe përvoja e kërkuar:

  • Fakulteti Ekonomik — (kopje diplomës e noterizuar)
  • Shkathtësi organizative dhe komunikimi
  • Përvojë pune profesionale së paku 2 vite (vertetim nga Trusti Pensional apo ekuivalente)
  • Shkathtësi kompjuterike
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze është e dëshirueshme
  • Të mosjetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me
    dashje, - (Vertetimin nga Gjykata Kompetente origjinal)
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik
  • Letërnjoftim — (kopje)

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me konkurs si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Data e mbylljes së konkursit: Njoftimi në SIMBNJ 30 ditë nga 11.11.2021 deri me 10.12.2021 ndërsa dorëzimi i aplikacioneve bëhet në afat pre 8 ditë nga 11.12.2021 deri më 18.12.2021

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sektorin e Burimeve Njerëzore në SHSKUK.

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

 

Listime të ngjashme

25/01/2022
23/01/2022
Mjek/e Specialist/e (3)   Prishtinë
22/01/2022
Vende të lira pune   Ferizaj
21/01/2022