
Përshkrimi
RN00008462
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 23/02/2022
Afati për aplikim: 25/03/2022 - 01/04/2022
Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, nenit 13 paragrafi 1 dhe 3 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës dhe pas Aprovimit nga Bordi Drejtues me nr.2951/2 datë 16.12.2021, SHSKUK shpallë:
KONKURS
Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Drejtorati per Buxhet dhe Financa
Titulli i vendit të punës:
- Zyrtar Shpenzues (1 pozitë)
- Zyrtar i Pranimit (1 pozitë)
Nr. i Referencës: SHSKUK - 01/2022-02/2
Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e Shpenzues (1 pozitë)
- Raporton: Drejtoratit per Buxhet dhe Financa Shefit të Sektorit
- Kohëzgjatja e kontratës: Për kohë të pa caktuar
- Periudha provuese: 6 muaj
- Koeficienti i pagës: 7.2
- Orari i punës: 40 ore ne javë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Bënë analizimin dhe kontrollimin e shpenzimeve,
- Evidenton shpenzimet sipas kodeve dhe shumës,
- Bënë regjistrimin e shpenzimeve,
- Kryen futjen e shpenzimeve në sistemin free ballanc,
- Kryerja e detyrave të punës në pajtim me Udhëzimet , rregulloret dhe aktet tjera juridike në fuqi, Bashkëpunon me sektorët tjerë për realizimin e objektivave
- Kryen edhe punë dhe detyra sipas urdhëresës së udhëheqësit
- Përgatitë raporte periodike dhe sipas kërkesës për udhëheqësin
Kualifikimi (shkollimi) dhe përvoja e kërkuar:
- Fakulteti Ekonomik – (kopje diplomës e noterizuar)
- Përvojë pune profesionale së paku 2 vite (parsqyren nga trusti pensional dhe dëshmi për detyrat dhe përgjegjësitë në fushën e financave)
- Shkathtësi organizative dhe komunikimi
- Shkathtësi kompjuterike
- Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze është e dëshirueshme
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; (Vertetimin nga Gjykata Kompetente origjinal)
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik
- Letërnjoftim - (kopje)
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Pranimit (1 pozitë)
- Raporton: Drejtoratit për Buxhet dhe Financa/Shefit të Sektorit
- Kohëzgjatja e kontratës: Për kohë të pa caktuar
- Periudha provuese: 6 muaj
- Koeficienti i pagës: 7.2
- Orari i punës: 40 ore ne javë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Bënë pranimin e fletë-dërgesave, faturave,
- Bënë krahasimin ne mes të kontratave, fletë-dërgesave dhe faturave
- Bënë regjistrimin e fletë-dërgesave,
- Mban evidencën e dokumentacionit të pranuar të cilin e ka nën përgjegjësi
- Kryerja e detyrave të punës në pajtim me Udhëzimet , rregulloret dhe aktet tjera juridike në fuqi,
- Bashkëpunon me sektorët tjerë për realizimin e objektivave
- Kryen edhe punë dhe detyra sipas urdhëresës së udhëheqësit
- Përgatitë raporte përiodke dhe sipas kërkesës për udhëhqësin
Kualifikimi (shkollimi) dhe përvoja e kërkuar:
- Fakulteti Ekonomik – (kopje diplomës e noterizuar)
- Përvojë pune profesionale së paku 2 vite (parsqyren nga trusti pensional dhe dëshmi për detyrat dhe përgjegjësitë në fushën e financave) .
- Shkathtësi organizative dhe komunikimi
- Shkathtësi kompjuterike
- Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze është e dëshirueshme
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; - (Vertetimin nga Gjykata Kompetente origjinal)
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik
- Letërnjoftim - (kopje)
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat të kërkuar me konkurs si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Inkurajohen të aplikojnë pjestarët e komuniteteve, të cilat nuk ajnë shumicë në Kosovë dhe që përmbushin kriteret e konkursit.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar sipas këtij konkursi.
Data e mbylljes së konkursit: Njoftimi në SIMBNJ 30 ditë nga 23.02.2023 deri më 24.03.2022, ndërsa dorëzimi i aplikacioneve bëhet në afat pre 8 ditë nga 25.03.2022 deri më 01.04.2022.
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sektorin e Burimeve Njerëzore në SHSKUK.
Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit.
Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Kandidatët të cilët aplikojnë të ofrojnë dëshmitë sipas konkursit të shpallur, për ndryshe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të thirren për intervistim.