Zyrtar/e Senior për Financa dhe Tatime

ferronikeli newco
NewCo Ferronikeli Complex
Publikuar më
02/11/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

  • Pozicioni: Zyrtar Senior për Financa dhe Tatime
  • Departamenti: Financa
  • Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështet procesin e mbylljes së muajit dhe fundvitit
  • Verifikon, alokon, poston dhe barazon llogaritë e librit kryesor për të siguruar raportim të saktë dhe mirëmbajtje të librit kryesor
  • Analizon informacione financiare
  • Siguron mbështetje teknike për supervizorët
  • Rishikon dhe rekomandon modifikime në sistemet dhe procedurat e kontabilitetit
  • Merr pjesë në rishikimet e procedurave financiare
  • Ndihmon me kontrollet tatimore dhe përgatit deklaratat tatimore
  • Përgatit dokumentacionin për Auditorët e Jashtëm dhe të Brendshëm
  • Asiston Shefin e Kontabilitetit dhe Menaxherin Financiar për të përmirësuar procedurat financiare
  • Detyra të tjera të kërkuara nga Shefi i Kontabilitetit dhe Menaxheri Financiar

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë Universitare Bachelor në Fakultetin Ekonomik e detyrueshme, i preferueshëm Niveli Master
  • Certifikatë “Teknik i Kontabilitetit” në SCAAK i detyrueshëm, “Kontabilist i çertifikuar” në SCAAK – e preferueshme
  • Përvojë pune 3-5 vite
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur – obligative)
  • Njohuri të mira të legjislacionit vendor
  • Njohuri të mira të SNRF-ve
  • Aftësi kompjuterike të shkëlqyeshme (Microsoft Office)
  • Njohuri të sistemit Microsoft Dynamics NAV – e preferueshme
  • Shkathtësi të mira matematikore dhe analitike
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
  • Te jetë interaktiv dhe bashkëpunues me të tjerët

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 13/11/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Zyrtar Senior për Financa dhe Tatime”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

26/11/2020
26/11/2020
Recepsionist-e   Prishtinë
26/11/2020
25/11/2020
23/11/2020