Zyrtar/e Qendra për Shërbime me Qytetarë

kamenice
Komuna e Kamenices
Publikuar më
21/09/2020
Qyteti
Kamenicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 10 paragrafi 6 dhe 4 të Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës nr. 031L-212, nenit 79 pika I, 2 dhe 3 të Ligjit nr. 06)L-114 për Zyrtarët Publik, nenit 4 dhe 5 të Rregullores nr. 0772017 për Procedurat e Rekrutimit në Sektorin Publik si dhe Vendimit Sh.02120290 të datës 15.09.2020, Komuna e Kamenicës bënë këtë:

SHPALLJE PUBLIKE
Për plotësimin e pozitës për kryerjen e detyrave specifike
(Procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit)

Titulli i pozitës : Zyrtar/e te Qendra për Shërbime me Qytetarë
Nr. i ekzekutuesve: një (1) ekzekutuese
Orar i punës i plotë 40 orë në javë
Paga bruto : 345 € (bruto)
Lloji i kontratës: (Kontratë për Punë dhe Detyra Specifike)
Periudha e angazhimit: 4 ( katër) muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës.
Kualifikimi: Diplomë Universitare ,

Detyrat Kryesore

  • Pranimin, regjistrimin dhe protokollimin e kërkesave dhe ankesave nga qytetarët, në mënyrë elektronike dhe fizike në pajtim me ligjin.
  • Pranimin, regjistrimin, protokollimin dhe ekspeditimin e kërkesave dhe ankesave nga zyrtarët komunal, në mënyrë elektronike dhe fizike.
  • Kryen shërbime që nuk udhëhiqet procedurë administrative.
  • Vërteton dokumente të ndryshme nga Origjinali.
  • Ndihmë teknike për qytetarët (formular për të gjitha kërkesat).
  • Arkivimi elektronik i shkresave të pranuara.
  • Japin informacione për ngarkesa në shërbime komunale (Çmimin)
  • Informacione për kompletimin e dokumentacionit.
  • Regjistrim dhe përgjigjeje në mënyrë fizike të shkresave në librat interne.
  • Ofrim të komunikimit dhe informimit korrekt.

Shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend pune)

  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional — diplomën universitare
  • Aftesi ne zgjidhjen e problemeve per cehstjet teknike ose procedurale qe dalin nga procesi i punes.
  • Aftesi per të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrative
  • Aftësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Vord, Excel, Povver Point, Access)
  • Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit
  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar:

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartëcekur duhet t'i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (kopje) si vijon :

  • Dëshmi të kualifikimit shkollorë:
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ( nëse ka):
  • Dokumentin e identifikimit:
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime:

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në
Komunën e Kamenicës.

Afati i aplikimit është 8 (tetë) ditë kalendarike, nga dita e shpalljes publike të konkursit në Web
faqen komunale dhe tabelën e shpalljeve.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqesim te drejte dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike lokale.

Shpallja e plote.

 

Listime të ngjashme

23/10/2020
21/10/2020
20/10/2020