Zyrtar/e për Zhvillim

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna Kaçanik
Publikuar
12/04/2022
Skadon
26/04/2022
Lokacioni
Kaçanik
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008670
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 22/03/2022
Afati për aplikim: 12/04/2022 - 26/04/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002244 | RN00008452 | Zyrtar për Zhvillim | Profesional 2 | 6 | Komuna Kaçanik

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kaçanik shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Ekonomisë
  • Institucioni Komuna Kaçanik 
  • Nr. i Referencës RN00008670 
  • Kodi RPC0002447 
  • Data e njoftimit 22.03.2022 
  • Afati për aplikim 12.04.2022 - 26.04.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të  përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre  objektivave;  
  2. Zhvillon aktivitetet rreth përgatitjes dhe hartimit të planeve të zhvillimit global strategjik të komunës  për periudha të caktuara afatgjate dhe afatshkurtër ; 
  3. Krijon parakushtet për nxitjen dhe përmirësimin e ambientit afarist lokal dhe këshillon përfaqësuesit  e bizneseve locale për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në financa përmes ndërmjetësimit në  mes të institucioneve financiare vendore dhe ndërkombëtare dhe bizneseve të ndryshme lokale;
  4. Harton analizat e kostove përfituese për projektet e mëdha të investimeve publike ( pip dhe cba ) si  dhe bënë analizat për projektet konkrete ( swot-analizat ) ; 
  5. Koordinon aktivitetet rreth promovimit të investimeve. Komunikon me investitorët potencial dhe  siguron një bashkëveprim të vazhdueshëm duke dhënë udhëzime dhe këshilla të ndryshme për  mundësinë e angazhimit të kapitalit të tyre në veprimtaritë prodhuese dhe shërbyese. 
  6. Bashkëvepron me komunitetin e biznesit, krijon kushtet dhe mundësinë e promovimit të produkteve  prodhuese dhe shërbimeve të ndërmarrjeve lokale përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në panaire  të ndryshme me karakter reklamues dhe komercial, poashtu përvetëson praktikat nga panairet tjera  (tradicionale) të mallrave të ndryshme të prodhuara nga bizneset qoftë në vend apo jashtë vendit.
  7. Merr pjesë në grupe punuese, organizimin e konferencave të ndryshme rreth zhvillimit ekonomik  lokal me qëllim të përvetësimit dhe zbatimit të praktikave të reja në komunë;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë  të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to në Fakultetin Ekonomik. 

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura  për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopjet e dokumenteve që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e  konkurimit dhe të deklaruara në aplikacion
  • Kopja e letërnjoftimit, ekstrakti i lindjes
  • dëshminë se nuk është nën hetime
  • dëshmia shëndetësore (pas përzgjedhjes)

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme