Zyrtar/e për zhvillim Biznesi

finca logo
Finca Kosovë
Publikuar më
12/10/2020
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 2.3 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë:

KONKURS

ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA PRIZREN 2

PËRGJEGJËSITË:

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën recruitment.hr@fincakosovo.org . Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë. Afati i aplikimit deri me 25.10.2020.

Listime të ngjashme

Roje Pyelli   Gjakovë
22/10/2020
21/10/2020
Roje Pyelli   Prizren
20/10/2020