Zyrtar/e për trajtimin e incidenteve të sigurisë kibernetike

arkep 150x150 1 e1611494782222
Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare
Publikuar
18/04/2022
Skadon
25/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008716
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/03/2022
Afati për aplikim: 18/04/2022 - 25/04/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

RPC0002205 | RN00008412 | Zyrtar për trajtimin e incidenteve të sigurisë kibernetike | Profesional 2 | fixe- 638.57 | Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Autoriteti Rregullativ i  Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Teknologjisë të  Informacionit dhe Komunikimit
  • Institucioni Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve  Elektronike dhe Postare
  • Nr. i Referencës RN00008716
  • Kodi RPC0002492
  • Data e njoftimit 28.03.2022
  • Afati për aplikim 18.04.2022 - 25.04.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Koordinon dhe ofron mbështetje teknike profesionale në formë të rekomandimeve për teknikët që  menaxhojnë rrjetet dhe shërbimet e TI-së të organizatave, si dhe me njësite tjera te CIRT sektorial; 
  2. Kryen triazhin e incidentit të sigurisë kibernetike, për të përcaktuar fushën e veprimit, urgjencën dhe  ndikimin e mundshëm, identifikimin e cenueshmërisë specifike dhe dhënien e rekomandimeve që  mundësojnë korrigjimin e shpejtë; 
  3. Sipas nevojës dhe autorizimit kryen aktivitetet e testimit të penetrimit si dhe bën mbledhjen fillestare  te të dhënave mbi incidentin e raportuar për analiza të mëtutjeshme; 
  4. Gjurmon dhe dokumenton incidentet e kibernetike nga zbulimi fillestar deri në zgjidhjen  përfundimtare si dhe shkruan dhe publikon teknikat e mbrojtjes kibernetike, udhëzimet dhe raportet mbi  gjetjet e kërcënimeve dhe incidenteve në sektorë të ndryshëm; 
  5. Shërbeni si ekspert teknik ndërlidhës me personelin e organeve për zbatim të ligjit dhe merr pjesë në  takime teknike për të koordinuar veprimet me trajtuesit tjerë të incidenteve në nivel nacional; 
  6. Monitoron burimet e jashtme të te dhënave (p.sh., faqet e operatoreve të sigurisë kibernetike, ekipet  e reagimit ndaj emergjencave kompjuterike, etj) për të pas një pasqyre të përgjithshme të gjendjes së  kërcënimit dhe për të përcaktuar se cilat çështje sigurie mund të kenë ndikim në rrjetet dhe shërbimet  publike të komunikimeve elektronike; 
  7. Planifikon shërbimet e reja dhe avancon shërbimet ekzistuese si dhe kryen instalimin, konfigurimin  dhe kostomizimin e platformave softuerike dhe harduerike të KOS-CERT; 

Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale të cilat me arsye mund të kërkohen  kohë pas kohe sipas nevojës me kërkesën e Udhëheqësit; 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë Universitare (Bachalor ose Master) në fushën e Shkencave Kompjuterike ose Inxhinierisë  Kompjuterike; 
  • Kandidati duhet të ketë së paku një certifikim të përfunduar në fushën e sigurisë kibernetike;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune profesionale në fushën e IT-së; 
  • Njohja (zotërim) të gjuhës angleze në nivel të avancuar në të folur dhe në të shkruar;
  • Posedim të kualifikimit (certifikatave) tjera profesionale nga fushat përkatëse të IT-së; 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

Aftësitë teknike: 

  1. Njohuri të gjerë të teknologjisë së internetit, protokolleve të rrjeteve she shërbimeve dhe  metodologjive të sigurisë të TI-së; 
  2. Njohuri për proceset e menaxhimit të rrezikut (p.sh., metodat për vlerësimin dhe zbutjen e rrezikut); 
  3. Njohuri për ligjet, rregulloret, politikat dhe etikën pasi ato lidhen me sigurinë kibernetike dhe  privatësinë; 
  4. Njohuri mbi teknikat e forcimit të administrimit të sistemit, rrjetit dhe sistemit operativ;
  5. Njohuri të aspekteve të administrimit dhe sigurisë së sistemeve Windows/UNIX; 
  6. Njohuri rreth pajisjeve të infrastrukturës së rrjetit: Router, Switch, DNS, Proxy, Mail, etj.
  7. Njohuri rreth protokolleve të internetit (SMTP, HTTP, FTP, Telnet, SSH, etj); 
  8. Njohuri rreth çështjeve të sigurisë së rrjetave (DDos, Phishing, Defacing, sniffing), etj. 

Aftësitë personale: 

  1. Aftësi të shkruajë qartë dhe konciz, të përshkruajë aktivitetet me saktësi dhe të sigurojë informacion  që është i lehtë për t'u kuptuar nga lexuesit e tyre; 
  2. Aftësi të larta analitike; 
  3. Të jetë në gjendje që të sqaroj dhe zgjidh çështje të komplikuara të problemeve teknike në mënyrë të  shpejtë dhe të dokumentuar; 
  4. Aftësi te mira organizative; 
  5. Të jetë në gjendje të punoj në presion; 
  6. Aftësi te mira komunikatave; 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve dhe certifikimeve nga fusha e sigurise kibernitike

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësi të shkruajë qartë dhe konciz, të përshkruajë aktivitetet me saktësi dhe të sigurojë informacion  që është i lehtë për t'u kuptuar nga lexuesit e tyre; 
  • Aftësi të larta analitike; 
  • Të jetë në gjendje që të sqaroj dhe zgjidh çështje të komplikuara të problemeve teknike në mënyrë të  shpejtë dhe të dokumentuar; 
  • Aftësi te mira organizative; 
  • Të jetë në gjendje të punoj në presion; 
  • Aftësi te mira komunikatave; 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

23/05/2022
23/05/2022