Zyrtar/e për të Drejta dhe Integrim të Komuniteteve

ferizaj logo
Komuna Ferizaj
Publikuar
21/05/2022
Skadon
04/06/2022
Lokacioni
Ferizaj
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008935
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 20/05/2022 - 03/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001091 | RN00007240 | Zyrtar për të Drejta dhe Integrim të Komuniteteve | Profesional 3 | 7.5 | Komuna Ferizaj

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Ferizaj shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Shkencave Shoqërore
  • Institucioni Komuna Ferizaj
  • Nr. i Referencës RN00008935
  • Kodi RPC0002693
  • Data e njoftimit 29.04.2022
  • Afati për aplikim 20.05.2022 - 03.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Koordinon punët rreth të drejtave dhe integrimit të komuniteteve; 
  • Bashkëpunon me Institucione të ndryshme dhe organizata vendore e ndërkombëtare;
  • Organizon takime të ndryshme për të drejta dhe integrim të komuniteteve; 
  • Harton raporte javore, mujore, vjetore etj; 
  • Asiston dhe këshillon udhëheqësin e ZKKK, rreth projekteve të ndryshme; 
  • Koordinon punët me institucionet komunale dhe qendrore si dhe me organizata të ndryshme;
  • Monitoron mbarëvajtjen e takimeve të zyrës; 
  • Kryen edhe punë tjera zyrtare që i caktohen nga mbikqyrësi i drejtpërdrejtë 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a  të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to; 
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur  vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase 
  • Përvoja e punës e kërkuar: nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike; 
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standard administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet – iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel dhe Power Point).

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore; 
  • Kopjet e dëshmisës së punësimit; 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve; 
  • Dokument që nuk jeni nën hetime (nga gjykata) 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të  domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Shkencave Shoqërore; 
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, përvojës  domethënëse në punë dhe të trajnimeve që lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur me  Grupin Specialistë  të Shkencave Shoqërore; 
  • Në intervistë vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të  Shkencave Shoqërore që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim;  
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligjet dhe Rregulloret tjera që ndërlidhen me  fushën përkatëse; 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

25/06/2022
Zyrtar/e për Logjistikë   Deçan e re
25/06/2022
Zyrtar/e i/e Pasurisë   Deçan e re
25/06/2022