Zyrtar/e për Tatimin në Pronë

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna e Klinës
Publikuar më
03/09/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozitat aktualisht të lira

Kodi RPC0000953
Nr. i Referencës  RN00007097
Titulli i pozitës Zyrtar për Tatimin në Pronë
Klasa e pozitës Profesional
Koeficienti 36
Institucioni Komuna Klinë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Klinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Tatim-Taksave apo mbledhjes të të ardhurave
Institucioni Komuna Klinë
Nr. i Referencës RN00007496
Kodi RPC0001329
Data e njoftimit 12.08.2021
Afati për aplikim 03.09.2021 - 10.09.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse lidhur me tatimin në pronë; 10%
  2. Administron sistemin për menaxhimin e tatimit në pronë dhe vlerësimit të pronës sipas kritereve dhe standardeve të caktuara me legjislacionin në fuqi; 20%
  3. Përcaktimi i tatimit në pronë të paluajtshme në bazë të vlerësimit të pronës dhe kritereve, standardeve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi; 10%
  4. Sistemon dhe përgatit ankesat dhe parashtresat e ankuesve lidhur me tatimin në pronë dhe i përcjell për shqyrtim në komisionin komunal për tatimin në pronë si dhe regjistron të dhënat nga vendimet e marruara nga komisioni; 15%
  5. Siguron identifikimin i pronave të paregjistruara, regjistrimin e tyre dhe vendosjen e tatimit në pronë sipas procedurave ligjore; 15%
  6. Përgatit faturimet për tatimin në pronë dhe identifikon të gjithë pronaret të cilët nuk i kanë paguar tatimet sipas procedurave dhe propozon masa për mbledhjen e borxheve; 15%
  7. Siguron shpërndarjen e të gjitha faturave të tatimit në pronë si dhe verifikon dhe publikon listat e borxhlinjve; 10%
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5%

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, drejtimi Ekonomik, Administrim Biznesi ose Menagjment Informatike. • Kualifikime të posaçme formale:

  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Deshmi nga gjykata qe nuk jeni nen hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme