Zyrtar/e për Tatimin në Pronë

hani i elezit e1610131295562
Komuna Hani i Elezit
Publikuar
20/05/2022
Skadon
03/06/2022
Lokacioni
Hani i Elezit
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008811
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 20/05/2022 - 03/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000300 | RN00006416 | Zyrtar për Tatimin në Pronë | Profesional 3 | koeficienti 7 | Komuna Hani i Elezit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Hani i Elezit shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Tatim 

Taksave apo mbledhjes të të ardhurave 

  • Institucioni Komuna Hani i Elezit 
  • Nr. i Referencës RN00008811
  • Kodi RPC0002580
  • Data e njoftimit 29.04.2022
  • Afati për aplikim 20.05.2022 - 03.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

Detyra 1: Është përgjegjës për futjen e saktë të të dhënave në sistemin e tatimit mbi pronë dhe operimin  funksional të sistemit; -20% 

Detyra 2: Viziton objektet e caktuara dhe regjistron pronarin, shfrytëzuesin, klasifikon pronën si dhe  përshkruan të dhënat në formularin e aprovuar për shënimet e nevojshme; -15% 

Detyra 3: Pranon ankesat e tatimit në pronë, krijon dosje për secilën ankesë dhe mban protokoll të rasteve  të ankesave derisa ato të shkojnë në Bordin komunal të ankesave për shqyrtim, pas shqyrtimit dhe  vendimit të marrë nga bordi i rendit në dosje përkatëse; -10% 

Detyra 4: Regjistron të gjitha pagesat e tatimit për pronën në sistem: -10% 

Detyra 5: Shfrytëzon mundësitë e sistemit të tatimit në pronë, identifikon faturat e papaguara tatimore dhe  llojin e aksionit që kërkohet sipas procedurave ligjore; -10% 

Detyra 6: Siguron shpërndarjen e faturave të TP-së, letërkujtesat pas kalimit të afatit, vërejtjet dhe masat  konkrete për vjeljen e këtij lloji të tatimi; -10% 

Detyra7: Merr veprimet e duhura lidhur me bllokimin e xhirollogarisë bankare për tatimpaguesit që nuk  kanë paguar tatimin; -10% 

Detyra 8: Ndjek trajnime, seminare dhe bashkëpunon me dapartamentin e TP-së të Ministrisë së Financave;  -5% 

Detyra 9: Përgatit raporte ditore, javore, mujore, vjetore, siç kërkohet nga mbikqyrësi i drejtpërdrejtë; -5% 

Detyra 10: Bën administrimin e tërësishëm të kësaj pozite dhe sipas nevojës kryen edhe punë tjera me  urdhër të Drejtorit të Drejtorisë përkatese. - 5% 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to në fushën e ekonomisë, financa ,drejtësisë 

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë në fushën për të cilën zhvillohet procedura për  plotësimin e pozitës së lirë të punës 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

Njohuri të plotë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike 

Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë 

Njohuri të mira metodave kërkimore që ndihmojnë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike dhe në  marrjen e vendimeve  

Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës 

Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillim dhe zbatimin e politikave  

Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale  Aftësi komunikimi dhe ndikimi personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshmi mbi përvojën e punës
  • Dëshmi që nuk jeni nën hetime (nga gjykata)

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Ligji i procedurës së përgjithshme administrative  
  • Ligji për tatimin në pronën e paluajtshme  
  • Rregullorja për taksa komunale  

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

23/06/2022