Zyrtar/e për shkrim dhe raportim të projekteve

ideas partnership 150x150 e1624633927525
The Ideas Partnership
Publikuar më
19/10/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

The Ideas Partnership (TIP) është organizatë jo-qeveritare e themeluar në Kosovë në vitin 2009. Veprimtaria e saj nuk ka ndonjë ndërlidhje politike apo fetare. Ne jemi organizatë kryesisht me bazë vullnetare si dhe me një staf të vogël lokal por në rritje të vazhdueshme. Ju mund të informoheni më shumë për punën tonë dhe çështjet për të cilat në punojmë në web faqen tonë www.theideaspartnership.org apo në faqen tonë aktive në Facebook (The Ideas Partnership). Ne jemi në kërkim të personave që karakterizohen nga ambicia, iniciativa dhe inovacioni për të ju bashkuar ekipit dinamik dhe miqësor të organizatës The Ideas Partnership (TIP).

Organizata THE IDEAS PARTNERSHIP, shpall konkurs për pozitën ‘‘Zyrtar/e për shkrim dhe raportim të projekteve‘’ në Prishtinë.

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Hulumtimi i mundësive për grante;
  • Të shkruaj projekt-propozime efektive për grante, duke përfshirë këtu përpilimin e dokumenteve përkatëse që i bashkangjiten projekt-propozimit;
  • Së bashku me menaxherin e financave të identifikoj nevojat financiare dhe buxhetore të organizatës, të cilat do të reflektohen në projekt-propozime;
  • Të mirëmbaj bazën e të dhënave, raportet dhe materialet e nevojshme për aktivitetet e sektorit të granteve dhe projekteve;
  • Të bashkëpunoj me pjesën tjetër të stafit dhe të ju mundësoj trajnime për shkrim dhe raportim te projekteve;
  • Raportim në baza mujore tek menaxheri i programit dhe bordi

Të tjera

  • Pjesëmarrje në mbledhjet monitoruese të projekteve;
  • Raport i shkruar mujor për progresin e punës;
  • Punë të tjera, përfshirë ndryshimet në rol, gjithmonë si rezultat i diskutimit me Bordin e organizatës;
  • Të punoj gjithmonë në pajtueshmëri me Politikën e organizatës për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare;
  • Minimumi 2 vjet përvoje pune në fushën e shkrimit dhe raportimit të projekteve;
  • Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;
  • I/E gatshme për të punuar në një ambient dinamik dhe shumë kulturor.

Të preferueshme:

  • Të ketë përvojë punë në organizata joqeveritare
  • Njohja e mirë e programeve kompjuterike
  • Të jetë fleksibil/e

Orari i punës: 7.5 orë pune në javë

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj (me mundësi vazhdimi)

Paga: 100 Euro bruto për muaj

Si të aplikoni?                                                                                                                  

Ju lutem dërgoni një CV dhe një letër motivimi në email adresën:

vacancy@theideaspartnership.org

Të jeni të informuar që vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Inxhinier/e i/e Implementimit   Prishtinë e re
01/12/2021
Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021