Zyrtar/e për Shërbime Sociale

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Komuna e Podujevës
Publikuar më
22/11/2021
Qyteti
Podujevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

RN00007789
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 01/11/2021
Afati për aplikim: 22/11/2021 - 06/12/2021

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000238 | RN00006341 | Zyrtar për Shërbime Sociale 2 | Profesional 2 | 7 | Komuna Podujevë Qendra për Punë Sociale

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Podujevë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale
  • Institucioni Komuna Podujevë
  • Nr. i Referencës RN00007789
  • Kodi RPC0001600
  • Data e njoftimit 01.11.2021
  • Afati për aplikim 22.11.2021 - 06.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave; 
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime  me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;  
  • Trajton rastet dhe përgatit raport për gjykatën për heqjen e zotësisë se veprimit te personave te paaftë  për të vepruar;  
  • Trajton mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindor, birësimin, kujdestarin dhe strehimin e përkohshëm  familjar; 
  • Trajton rastet e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente, rastet e angazhimit të fëmijëve në punët e  rënda dhe te lënies pa kujdes ; 
  • Monitoron rastet e dhunës në familje dhe angazhohet në përmirësimin e marrëdhënieve bashkëshortore  dhe bënë propozimin për besimin e fëmijëve ne raste të shkurorëzimit të prindërve dhe përcjell realizimin e  kontaktimeve ;  
  • Përkujdeset edhe për kategoritë tjera të personave me nevojë, të moshuarit, fëmijët me aftësi te kufizuar  te përhershme, personave qe konsumojnë substanca narkotike, alkoolike etj.;  
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to, në fushë të punës sociale, psikologjisë, sociologjisë, drejtësisë, pedagogjisë ose  në ndonjë lëmi tjetër të lidhur ngushtë me shërbimet sociale dhe familjare.  

Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, Licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur  vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.  

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime (nga Gjykata)

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të  domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale; 
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës  domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur më  Grupin Specialistë të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale; 
  • Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Përgjithshëm  të Shërbimeve Sociale që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim; 
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligji Nr. 02/L-17 Për Shërbime Sociale dhe  Familjare, Ligjin për Familje apo Rregullore të tjera që ndërlidhen me fushën e shërbimeve sociale. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021
26/11/2021
Zyrtar/e për Biblioteka   Prishtinë
23/11/2021