Zyrtar/e për Shërbime Sociale

shtime e1608736731496
Komuna Shtime
Publikuar
15/06/2022
Skadon
22/06/2022
Lokacioni
Shtime
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009097
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/05/2022
Afati për aplikim: 14/06/2022 - 21/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002384 | RN00008595 | Zyrtar për Shërbime Sociale 1 | Profesional 3 | 6.5 | Komuna Shtime

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Shtime shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale
  • Institucioni Komuna Shtime
  • Nr. i Referencës RN00009097
  • Kodi RPC0002846
  • Data e njoftimit 24.05.2022
  • Afati për aplikim 14.06.2022 - 21.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Të kujdeset për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, besimi, strehimin familjar, kujdestarinë,  strehiin e përkohshëm familjar. 
  • Të bëjë mbrojtjen e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente.
  • Të shqyrtojë rastet e abuzimit dhe të lënjes pas dore të fëmijëve dhe të marr masa dhe veprime të  duhura.
  • Të punojë në sanimin e marrëdhënieve të çrregulluara bashkëshortore e familjare
  • Bënë propozimin për besimin e fëmijëve në rastet e shkurorëzimit të prindërve përcjellë realizimin e  kontakteve. 
  • Përcjellë rastet e dhunës në familje dhe rastet e trafikimit.
  • Bënë mbrojtjen e tëmoshuarve dhe jep propozime lidhur me to

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare në punë sociale, psikologji, juridik,  adminsitratë publike me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskretcion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale 
  • Aftësi komuikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësitë për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Aftësi që idhen me vendin e punës, logjike, të përgjithshme, njohuri lidhur me legjislacionin në fuqi 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

16/06/2022
15/06/2022