Zyrtar/e për Shërbim me Qytetarë

lipjan
Komuna Lipjan
Publikuar
18/03/2022
Skadon
01/04/2022
Lokacioni
Lipjan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008471
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/02/2022
Afati për aplikim: 17/03/2022 - 31/03/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001908 | RN00008107 | Zyrtar për Shërbim me Qytetarë | Profesional 3 | 6 | Komuna Lipjan

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Lipjan shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
  • Institucioni Komuna Lipjan
  • Nr. i Referencës RN00008471
  • Kodi RPC0002262
  • Data e njoftimit 24.02.2022
  • Afati për aplikim 17.03.2022 - 31.03.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të  punës lidhur me shërbimet të cilat ju ofrohen qytetarëve; 
  2. Komunikon dhe informon qytetarët lidhur me shërbimet që ofrojnë sektorët e institucionit dhe mënyrën  e realizimit të kërkesave të tyre për shërbime;
  3. Përgatit formularë të ndryshëm lidhur me shërbimet që ofron institucioni dhe i vënë në dispozicion të  qytetarëve për realizimin e kërkesave të tyre;
  4. Siguron komunikimin, korrespodencë në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve të sektorit përkatës të  institucionit lidhur me kërkesat dhe parashtresat tjera të qytetarëve;
  5. Ofron udhëzime, këshilla për plotësimin e formularëve të ndryshëm, si dhe dokumentet të cilat nevojiten  për marrjen e një shërbimi nga sektori përkatës i institucionit;
  6. Përgatit broshura dhe materiale tjera informative lidhur me përgjegjësit e organeve të institucionit dhe  shërbimeve që ofrojnë këto organe;
  7. Pranon dhe regjistron kërkesat dhe parashtresat tjera të qytetarëve dhe i adreson tek sektorët përkatës  për procedim dhe ofrim të shërbimit i cili kërkohet nga qytetarët;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë të studimeve universitare - Fakulteti Juridik, Administratë Publike me të paktën 180 kredi/ECTS  apo ekuivalente me to. 
  • Përvoja e punës nuk kërkohet 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale në fushën e administratës. 
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ. - Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit.
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access) . 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative. 
  • Ligji për administrimin e punës në zyre Nr.04/L-184 
  • Udhëzimi administrativ Nr.03/2018 për funksionimin e qendrave të shërbimeve të qytetarëve në Komunë. 
  • Udhëzimi administrativ Nr.01/2017 për administrimin e punës në zyre,evidencat themelore dhe detyrat e  punës së arkivistit.  
  • Rregullorja Nr.01/2015 për shenjat unike të klasifikimit të dokumenteve dhe afatet e ruajtjes së tyre.  

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

24/05/2022
24/05/2022