Zyrtar/e për Shërbim me Qytetarë

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar
03/02/2022
Skadon
11/02/2022
Lokacioni
Istog
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008054
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 13/01/2022
Afati për aplikim: 03/02/2022 - 11/02/2022

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Istog shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
  • Institucioni Komuna Istog 
  • Nr. i Referencës RN00008054 
  • Kodi RPC0001855 
  • Data e njoftimit 13.01.2022 
  • Afati për aplikim 03.02.2022 - 11.02.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të  punës lidhur me shërbimet të cilat ju ofrohen qytetarëve;  
  2. Komunikon dhe informon qytetarët lidhur me shërbimet që ofrojnë sektorët e institucionit dhe  mënyrën e realizimit të kërkesave të tyre për shërbime; 
  3. Përgatit formularë të ndryshëm lidhur me shërbimet që ofron institucioni dhe i vënë në dispozicion të  qytetarëve për realizimin e kërkesave të tyre; 
  4. Siguron komunikimin, korrespodencë në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve të sektorit përkatës të  institucionit lidhur me kërkesat dhe parashtresat tjera të qytetarëve;  
  5. Ofron udhëzime, këshilla për plotësimin e formularëve të ndryshëm, si dhe dokumentet të cilat  nevojiten për marrjen e një shërbimi nga sektori përkatës i institucionit;  
  6. Përgatit broshura dhe materiale tjera informative lidhur me përgjegjësit e organeve të institucionit  dhe shërbimeve që ofrojnë këto organe;  
  7. Pranon dhe regjistron kërkesat dhe parashtresat tjera të qytetarëve dhe i adreson tek sektorët përkatës  për procedim dhe ofrim të shërbimit i cili kërkohet nga qytetarët;  
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare-Fakulteti Juridik dhe Administratë Publike,  me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to; 
  • Kualifikime të posaqme formale: Certifikata të trajnimeve sa i përket kësaj pozite; 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; 
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike  në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale; 
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore; 
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit; 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve; 
  • Dëshmin që nuk jeni nën hetime ( nga gjykata ). 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Ligji i procedurës së përgjithshme administrative; 
  • Ligji për Vetëqeverisje Lokale; 
  • Udhëzimi administrativ për funsionimin e qendrave të shërbimit të qytetarëve në komunë. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme