
Përshkrimi
RN00008460
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 23/02/2022
Afati për aplikim: 16/03/2022 - 30/03/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0001954 | RN00008154 | Zyrtar për Shëndetësi | Profesional 2 | 6 | Komuna Lipjan
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Lipjan shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të përgjithshëm të Shëndetit/Mjekësisë
- Institucioni Komuna Lipjan
- Nr. i Referencës RN00008460
- Kodi RPC0002252
- Data e njoftimit 23.02.2022
- Afati për aplikim 16.03.2022 - 30.03.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
- Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
- Vlerëson nevojat dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore si dhe funksionimin e institucioneve shëndetësore në komunë ;
- Bashkëpunon me qendrën kryesore të mjekësisë dhe institucionet tjera për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësorë;
- Mbledh, analizon informatat dhe të dhënat statistikore dhe përcjell trendin e shëndetit primar;
- Monitoron zbatimin e projekteve dhe buxhetit për shërbimet shëndetësore dhe harton raporte periodike dhe përfundimtare;
- Monitoron furnizimin me barna dhe material sanitar si dhe realizimin e planeve për ngritjen e kapaciteteve të personelit të mesëm shëndetësor;
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar- Diplomë/a të studimeve universitare-Baçelor i Shkencave në Infermieri, me të paktën 240 kredi /ECTS apo ekuivalente me to.
- Përvoja e Punës : 2 vite përvojë pune profesionale pas përfundimit të arsimimit të kërkuar.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri dhe përvojë në fushën e shëndetësisë
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore:
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në lëmin e shëndetësisë
- Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Amdinistrative.
- Ligjin e Punës.
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen