Zyrtar/e për Rini

kamenice komuna e1609613174666
Komuna e Kamenicës
Publikuar më
22/06/2021
Qyteti
Kamenicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 të Ligjit 037L-212 të Punës, Komuna e Kamenicës shpall:

KONKURS
Për plotësimin e pozitës: Zyrtar për Rini

Titulli i pozitës: Zyrtar për Rini,
Nr. i ekzekutuesve: një (1) ekzekutuese,
Orar i punës: i plotë 40 orë në javë:
Paga: 380€ bruto:
Lloji i kontratës: (Punë dhe detyra specifike):
Periudha e angazhimit: 4 (katër) muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës:

Kualifikimi:

  • Përvoja e punës: Përvojë në lidhje me aktivitete rinore,
  • Aftësi dhe përvojë në planifikim,
  • Të njohë punën me kompjuter,
  • Njohja e gjuhëve zyrtare,
  • Trajnimet, (të dëshiruara).
  • Shkathtësi dhe aftësi personale për të punuar në mënyrë të përhershme me një shoqëri multietnike:
  • Aftësi të mira dhe të dëshmuara analitike, konceptuale — në të shkruar dhe komunikim:
  • Aftësi të dëshmuara për vetë-iniciativë dhe vetë-organizim:
  • Aftësi për të krijuar raporte të mira pune dhe ndër personale:

Detyrat Kryesore:

  • Organizon aktivitete rinore:
  • Bën planifikimin vjetor të aktiviteteve rinore për Komunë:
  • Mbikëqyr dhe koordinon punët rreth implementimit të KVRL-së:
  • Organizon aktivitete për ruajtjen e ambientit:
  • Harton projekte për rini:
  • Bashkëpunon me organizatat rinore të Komunës dhe më gjerë:
  • Bashkëpunon me departamentin e rinisë në Ministri si dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare
  • Angazhim në funksionalizimin e Qendrës Rinore
  • Kryen dhe punë të tjera sipas kërkesës së eprorit.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartëcekur duhet t'i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm ( kopje) si vijon :

  • Dëshmi të kualifikimit shkollorë
  • Dëshmi mbi përvojën e punës
  • Dokumentin e identifikimit
  • Certifikaten që nuk jeni nën hetime
  • Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në Komunën e Kamenicës
  • Afati i aplikimit është 8 (tetë) ditë kalendarike, nga dita e shpalljes publike të konkursit në web faqen komunale dhe tabelën e shpalljeve
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike lokale
  • Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë mbi bazën e kritereve të konkursit përmes emailit ose njoftimit në YVeb faqe komunale
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Asistent/e administrativ/e (2)   Prishtinë e re
28/10/2021
28/10/2021
27/10/2021
27/10/2021