Zyrtar/e për Radiokomunikim

arkep 150x150 1 e1611494782222
Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare
Publikuar
07/03/2022
Skadon
16/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008423
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/02/2022
Afati për aplikim: 08/03/2022 - 16/03/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001150 | RN00007309 | Zyrtar për Radiokomunikim | Profesional 2 | 527.5 | Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare / Departamenti për Menaxhim të Frekuencave /

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Autoriteti Rregullativ i  Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të shkencave të Inxhinierise të  Elektro-teknologjisë 
  • Institucioni Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve  Elektronike dhe Postare 
  • Nr. i Referencës RN00008423 
  • Kodi RPC0002216 
  • Data e njoftimit 15.02.2022 
  • Afati për aplikim 08.03.2022 - 16.03.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Zhvillon procedurat dhe merr pjese ne hartimin marrëveshjeve teknike për harmonizimin dhe  shfrytëzimin e radio frekuencave ne zonat kufitare si dhe pjesëmarrjen dhe anëtarësim e ARKEP ne  institucionet ndërkombëtare qe ndërlidhen me fushën e Radio komunikimeve
  • Zhvillon aktivitetin dhe ndihmon  në përpilimin dhe funksionalizimin e normave teknike, sipas  shërbimeve dhe teknologjive ne fushën e Radio-komunikimeve per zbatimin e tyre ne Kosove ne  harmonizim me kushtet e përcaktuara ne Raportet, Vendimet dhe Rekomandimet e Institucioneve  ndërkombëtare të komunikimeve elektronike si; ITU, CEPT, ERO, ETSI etj;
  • Njohuri mbi teknologjitë e  reja te radio Komunikimeve dhe pajisje ne shfrytëzim te frekuencave
  • Shfrytëzon paketën programore (Softuerët) per menaxhimin e resurseve frekuencore ne kuadër te  ARKEP ne planifikimin e resurseve frekuencore , dhe bene analiza spektrale softuerike per përcaktimin e shfrytëzimin e radio frekuencave.
  • Analizon dhe zhvillon aktivitet ne vlerësimin e pagesave, përcaktimin e shfrytëzimit te resurset  frekuencore dhe jep rekomandime per mbikëqyrësit e tij.
  • Analizon zhvillimin e teknologjive te reja sipas shërbimeve te radio komunikimeve dhe aplikimin e  tyre ne varësi nga brezet përkatëse frekuencore;
  • Ndihmon në planifikimin per shfrytëzimin efektiv dhe efikas te Spektrit frekuencorë ne Kosovës  si dhe ne hartimin dhe përditësimin e rregulloreve ne kuadër te DMF dhe ARKEP-it.
  • Bashkëpunon me departamentet tjera qe ndërlidhen me shërbimet, teknologjitë dhe procedurat  tekniko/administrative ne shfrytëzimin te radio frekuencore.
  • Shqyrton sipas nevojës aplikacionet , kërkesat dhe ankesat e shfrytëzuesve te radio frekuencave.
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas nevojës me kërkesën e Shefi i Departamentit dhe Kryetarit te BoD te  ARKEP-it 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to.  
  • Kualifikime të posaçme formale:  
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për  plotësimin e pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Diplomë universitare – Inxhinier i telekomunikacionit ( Bachelor preferuar Master) Njohuri të  avancuara në softuerë te Microsoft Office, Internetit dhe aftësi analitike në shfrytëzimin e softuerëve  profesional të lëmive inxhinierike ndërlidhur me spektrin e frekuencave. Njohuri elementare për  organizmat kombëtar dhe ndërkombëtar që merren me çështje e komunikimeve elektronike ne  veçanti te spektrit frekuencore /Radio komunikimeve.
  • Preferohet njohja dhe përvoja në punë në përdorimin e softuerëve te menaxhimit dhe planifikimit te  spektrit frekuencore dhe njohuri për Antena dhe proceset e radio Komunikimeve. Përvoje pune  profesionale (2 vite).
  • Aftësi për te punuar ne mënyrë të pavarur dhe ekipore në marrëdhënie të mira kolegjiale
  • Njohuri  të mira të gjuhës shqipe, gjegjësisht gjuhëve zyrtare ne Kosove dhe e preferuar gjuha Angleze ne  nivel te avancuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore 
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Kualifikimi dhe pervoja profesionale ne lemin e Telekomunikacionit. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme