
Përshkrimi
RN00009098
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/05/2022
Afati për aplikim: 14/06/2022 - 21/06/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0002346 | RN00008557 | Zyrtar për Pylltari 2 | Profesional 2 | 6 | Komuna Shtime
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Shtime shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Tokës
- Institucioni Komuna Shtime
- Nr. i Referencës RN00009098
- Kodi RPC0002847
- Data e njoftimit 24.05.2022
- Afati për aplikim 14.06.2022 - 21.06.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse.
- Kryen detyra të kërkuara në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara
- kryen detyra në fushën profesionale specifike nën mbikqyrje të përgjithshme
- Bënë hulumtime dhe analiza bazë rreth temave të caktuara nga drejtuesi ose stafi i nivelit më të lartë profesional
- komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave në fushë e interesit të përbashkët.
- Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara
- Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: diplomë/a të studimeve universitare në fakultetin juridik, ekonomik aop administratë publike me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to
- Kuaifikime të posaçme formale
- Përvoja e punës e kërkuar: së paku 2 vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
- Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskretcion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave
- Shkathtësi hulumtuese,analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal përfshirë aftësitë për të përfaqësuar
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Aftësi lidhur me vendin e punës, logjike, të përgjithshme, njohuri lidhurme legjislacionin në fuqi
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen