
Përshkrimi
RN00008763
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 05/04/2022
Afati për aplikim: 26/04/2022 - 10/05/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0000653 | RN00006776 | Zyrtar për Planifikim Hapësinor | Profesional 2 | 6 | Komuna Suharekë
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Suharekë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të Arkitekturës
- Institucioni Komuna Suharekë
- Nr. i Referencës RN00008763
- Kodi RPC0002537
- Data e njoftimit 05.04.2022
- Afati për aplikim 26.04.2022 - 10.05.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Mbledhjen e të dhënave hapësinore nga drejtorit komunale dhe institucionet tjera si dhe përditësimin e tyre për periudhën gjashtë mujore dhe vjetore për profile të Planeve Zhvillimore, Zonale dhe Rregulluese si dhe për nevoja tjera komunale:
- Monitorimin e zbatimit të planeve dhe hartimin e raporteve vjetore për nevoja të nivelit komunal dhe qendror në përputhje me dispozitat ligjore të planifikimit hapësinor;
- Mbledhja e komenteve dhe vërejtjeve të qytetarëve (të cilët lajmërohen gjatë zbatimit të planeve) për dokumentet e aprovuara dhe arkivimi i tyre deri në rishqyrtim të planeve:
- Krijimi i dosjeve të Planeve zhvillimore, Zonale apo Rregulluese, përcjellja e takimeve gjatë procesit të hartimit të tyre (foto, procesverbale, lista, raporte dhe kompletimi i tyre pas çdo takimi zyrtar dhe publik;
- Leximi i përshkrimit të parcelave, përgatitja dhe lëshimi i Pëlqimeve për ndarje të Parcelave, Pëlqimeve në parim, Njoftimeve publike etj;
- Punimi, përgatitja dhe lëshimi i Kushteve ndërtimore, Lejeve të Ndërtimit etj.
- Kryen edhe punë tjera me kërkesë të Shefit, dhe Drejtorit të Drejtorisë ;
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to. Bachelor i Arkitekturës.(Të diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë diplomën e Nostrifikuar nga MASHT i).
- Kualifikime të posaçme formale:Bachelor i Arkitekturës
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
- Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point).
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Certifikaten e Gjykatës që nuk është nën hetime
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
- Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen