
Përshkrimi
RN00008821
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 20/05/2022 - 03/06/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0000308 | RN00006424 | Zyrtar për Planifikim dhe Zhvillim | Profesional 2 | koeficienti 8 | Komuna Hani i Elezit
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Hani i Elezit shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të Arkitekturës
- Institucioni Komuna Hani i Elezit
- Nr. i Referencës RN00008821
- Kodi RPC0002590
- Data e njoftimit 29.04.2022
- Afati për aplikim 20.05.2022 - 03.06.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Detyra 1: Merr pjese dhe angazhohet ne Hartimin e Planeve Zhvillimore te Komunes si dhe kontrollon/percjelle realizimin e qellimeve dhe objektivave , Planin e veprimit te PZHK-se20%
Detyra 2: Merr pjese dhe angazhohet ne Hartimin e Hartes Zonale te Komunes si dhe Pllaneve Rregulluese Urbane si dhe kontrollon/percjelle realizimin e qellimeve dhe objektivave per HZK 10%
Detyra 3: Pergatitjen e Lejeve te ndertimit, Certifikatave te perdorimit, Pelqimeve te ndryshme.10%
Detyra 4: Pergatitjen e Lejeve te Legalizimit te ndertimeve10%
Detyra 5: Kontrollon projektet e dorzuara per leje ndertimore dhe Legalizim te ndertimit 10%
Detyra 6: Percjelle , mbikqyre dhe regjistron ne sistemin e adresave objektet, rruget per Komunen e Hanit te Elezit.10%
Detyra 7: Pergatitjen e projekteve ideore arkitektonike si dhe angazhohet ne mbikqyrjen e projekteve investive kapitale 10%
Detyra 8: Pergatitjen e raporteve per detyrat e caktuara sipas kerkeses se Drejtorise (Menaxherit 10%
Detyra 9: Bene pune tjera lidhur me poziten e punes sipas kerkese se Drejtorise 10%
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi /ECTS apo ekuivalente me to në fushën e : arkitekturës dhe zhvillim hapsinor, Urbanistikës
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy ) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
Njohuri të mira metodave kërkimore që ndihmojnë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave
Shkathtësi hulumtuese, analitike , vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale Aftësi komunikimi dhe ndikim personal , përfshirë aftësi për të përfaqësuar
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Dëshmi që nuk jeni nën hetime ( nga gjykata)
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Ligji per ndertim
- Ligji per planifikim hapsinor
- Ligji per legalizim
- Udhezimi administrativ per kategorizimin e ndertimeve
- Udhezimi administrativ per mbikqyrjen inspektive
- Udhezimi administrativ per percaktimin e procedurave per pergaditjen dhe shqyrtimin e kerkesave per kushte ndertimore dhe leje ndertimore
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen