Zyrtar/e për përkthime shqip-serbisht dhe anasjelltas (4)

gjykata kushtetuese e1604560690788
Gjykata Themelore Prishtinë
Publikuar më
06/01/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në neni 11 paragrafi 4 Ligji Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Republikës të Kosovës, Udhëzimin Administrativ të KGJK-së Nr.04/2016 të datë 04.11.2016 për Rregullimin e Procedurës së Rekrutimit për Punësimet me Kontrata të quajtura ,,Marrëveshje për Shërbime të Veçanta’’, të cilat i nënshtrohen Ligjit për Detyrime, në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (Nr. 01/2019) Për Ndarjen e Përgjegjësive të SKGJK-së dhe të Gjykatave në Çështjet e Personelit, Buxhetit dhe Financave, Logjistikës dhe Prokurimit dhe në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar në mes të KGJK-së dhe UNDP të datës 05 JANAR 2020 (pasi që Buxhetin për këto pozita e siguron UNDP),

SEKRETARIATI I KESHILLIT GJYQESOR TE KOSOVES
publikon: KONKURSIN Nr. 01/2021
(Marrëveshje për Shërbime të Veçanta) 

Pozita: Zyrtar për përkthime shqip-serbisht dhe anasjelltas

Institucioni: 

  • Gjykata Themelore Prishtinë 4 (katër) pozita;

Përshkrimi i detyrave të punës

Titulli i pozitës: Zyrtar për përkthime shqip-serbisht dhe anasjelltas

Titulli i mbikëqyrësit: Administratori i Gjykatës

Paga: 490 € (euro) BRUTO

Kohëzgjatja kontratës: 6 (gjashtë) muaj, me mundësi vazhdimi

Orari i punës: 08:00 – 16:00

Qëllimi i vendit te punest: Përkthen të gjitha materialet nga gjuha si me gojë me shkrim dhe dhe me goje qofte ne forme konsekutive apo simultan duke siguruar një shkalle te larte te cilësisë ne gjuhet e përdorura ne përkthim.

Detyrat Kryesore:

  1. Bënë përkthimin e të gjitha materialeve (dosjeve të lëndëve, dekreteve, rregulloreve, korrespondencë gjyqësore zyrtare dhe shkresa tjera) me shkrim nga gjuha Shqipe në gjuhën Serbe dhe anasjelltas 30%
  2. Kontrollon dhe kujdeset për cilësinë e të gjitha përkthimeve që i përkthen nga gjuha Shqipe në atë Serbe dhe anasjelltas 20%
  3. Përkujdeset dhe përkthen me gojë dhe simultan në të gjitha takimet sipas nevojës. 10%
  4. Kontrollon dhe është përgjegjës për përkthim cilësor si me shkrim, me gojë dhe simultan të procesverbaleve gjyqësore si dhe gjatë seancave  10%
  5. Përgatitë raporte mbi punën e vet dhe i raporton eprorit të tij të drejtpërdrejtë 10%
  6. Përkthen të gjitha vendimet gjyqësore dhe parashtresat  tjera  të  administratës gjyqësore 10%
  7. Përkujdeset për përshtatjen e rregullave gramatikore në të dy gjuhët 5%
  8. Si dhe kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës se eprorit të tij 5%

Shkathtësitë/aftësitë e kërkuara: 

  1. Shkathtësi të shkëlqyera gjatë komunikimit me gojë dhe me E nevojshme
  2. Njohuri të mirë në të shkruar të gjuhës Shqipe dhe E nevojshme
  3. Njohja e punës me kompjuter (Word dhe Excel). E nevojshme

Kualifikimet arsimiore dhe profesinale dhe përvoja e punës për kët post:

  1. Diplome Universitare me se paku 1 (një) vit përvojë pune E nevojshme
  2. Diplomë të shkollës së mesme me së paku 3 (tri) vite përvojë pune profesionale si përkthyes/e--E nevojshme

Konkursi është publikuar më datë: 05 Janar 2021 dhe mbyllet 12 janar 2021 

Afati i aplikimit për këto pozita është 8 ditë kalendarike nga data e publikimit në ëeb faqen zyrtare të KGJK-së dhe në tabelën e shpalljeve të gjykatave, respektivisht nga data 05 Janar 2021 dhe mbyllet 12 janar 2021.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në:

Zyra e pranimit/ Sekretariati i KGJK-së, Rr. ‘’Luan Haradinaj’’ nr.133, Prishtinë

Aplikacionin mund ta shkarkoni online Web faqen e KGJK-së (www.gjyqesori-rks.org).

Shkarko Aplikacionin

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhë të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhurë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Republikës së Kosovës. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë:

  1. kopjen e leternjoftimit
  2. CV e kandidatit
  3. kopja e diplomës;
  4. përvoja e punës;
  5. certifikatën që nuk jeni nën hetime;
  6. certifikata të tjera, nëse keni;

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

15/01/2021
15/01/2021
13/01/2021