Zyrtar/e për Përkthime (4)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Publikuar
12/04/2022
Skadon
22/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ. 1583/20 në rastin nr. KO203/19 të Gjykatës Kushtetuese datë 09  Korrik 2020, nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil Të Republikës së  Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Neni 35 paragrafi 1 pika  1.2 Ligji 06 /L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Udhëzimi Administrativ (Nr. 01/2019) Për Ndarjen e  Përgjegjësive të SKGJK-së dhe të Gjykatave në Çështjet e Personelit, Buxhetit dhe Financave, Logjistikës  dhe Prokurimit, Vendimi i KGJK-së Nr.94/2022 për Aprovimin e Organogramit të Gjykatave për Gjyqtar  dhe Plani i Përgjithshëm i Personelit për Administratën Gjyqësore për vitin 2022, që përfshinë të gjitha  nivelet e gjykatave, Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor dhe Njësine për Inspektim Gjyqesor dhe Vendimi i  KGJK-së Nr.128/2022 ku Autorizohet Drejtori i Përgjithëshëm i Sekretariatit të KGJK-së, të ndërmerr të  gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave për shpalljen publike të konkursit Nr.01/2022 i  jashtëm sipas planit të punësimit për fazën e parë konform vendimit KGJK.nr.94/2022 për fillimin e  procedurave për rekrutim: 

SEKRETARIATI I KESHILLIT GJYQESOR TE KOSOVES
publikon: KONKURS I JASHTËM Nr. 01/2022 

1. Zyrtar për Përkthime; kodi: IN/040; Koeficienti – 7; - 13 (trembëdhjetë) pozita;

1.1 Gjykata Themelore Prishtinë: numri i ekzekutuesve – 4 (katër) pozita; 

1.2 Gjykata Themelore Prishtinë – dega Graçanicë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;

1.3 Gjykata Themelore Prishtinë – dega Podujevë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;

1.4 Gjykata Themelore Gjilan: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë; 

1.5 Gjykata Themelore Mitrovicë: numri i ekzekutuesve – 6 (gjashtë) pozita; 

Përshkrimi i detyrave të punës

Pozita: 1 

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Përkthime - kodi: IN/040; Koeficienti -7; 

Institucioni:

Gjykata Themelore Prishtinë: – numri i ekzekutuesve – 4 (katër) pozita;
Gjykata Themelore Prishtinë – dega Graçanicë – numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
Gjykata Themelore Prishtinë – dega Podujevë – numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
Gjykata Themelore Gjilan – numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
Gjykata Themelore Mitrovicë – numri i ekzekutuesve – 6 (gjashtë) pozita; 

Titulli i mbikëqyrësit: Administratori / Ndihmësadministratori
Kategoria funksionale: Niveli i koficientave
Grada/Koeficienti: Koeficienti - 7
Mbulese buxhetore sipas ligjit të buxhetit:
Procedura e aplikimit: I jashtem
Orët e punës: 40.00
Kohëzgjatja e emërimit: Pa Afat përfshi periudhën provuese 1 vit
Nr. i referencës së planit të personelit
Arsyeja e rekrutimit: plotesim i pozitave te lira sipas organogramit 

Qëllimi i vendit të punës 

  • Perkthen të gjitha materialet nga gjuha si me gojë me shkrim dhe dhe me goje qofte ne forme  konsekutive apo simultan duke siguruar nje shkalle te larte te cilesise ne gjuhet e perdorura ne perkthim 

Detyrat Kryesore 

  • Ofron përkthime dhe interpretime gjuhësore për palët në procedurë gjatë seancave gjyqësore, gjatë  takimeve të ndryshme, intervistave, konferencave, etj ... 20 % 
  • Bën përkthimin e të gjitha materialeve(dosjeve të lëndëve, dekreteve, rregulloreve, ligjeve, komentarëve  ligjore të ligjeve të aplikueshme në Kosovë, korrespondencë gjyqësore zyrtare, dhe shkresa tjera) me shkrim  nga gjuha shqipe në gjuhën Serbe dhe nëse ka njohuri edhe ato në gjuhën Angleze dhe  anasjelltas; ... 20%  
  • Bën përkthim/interpretimin simulant në seanca gjyqësore, takimet zyrtare, konferenca, seminare e të  ngjashme; ... 15%  
  • Bën përkthimin me shkrim të materialeve dhe dokumenteve si: rregulloret, ligjet, broshurat, raportet e  mediave, komunikatat për shtyp, etj ...10%. 
  • Ndihmon në përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë , për shkresat dhe dokumentet e përkthyera si  dhe saktësinë e tyre me kuptim , gramatikës dhe sintaksës ... 10%.  
  • Perkthen te gjitha vendimet gjyqesore, parashtresat tjera te administrates gjyqesore, procesverbalet dhe  secilin material që i kërkohet ...10%  
  • Përkujdeset dhe përkthen me gojë dhe simultan në mbledhje dhe ne seanca  gjyqesore; ... 10% 
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme nga mbikëqyrësi dhe përgatitë raportet javore të punës ... 5% 

Shkathtësitë e kërkuara 

  1. Njohuri të mirë në të shkruar të gjuhës Shqipe dhe Serbe ... E nevojshme
  2. Shkathtësi të shkëlqyera gjatë komunikimit me gojë dhe me shkrim ... E nevojshme 
  3. Shkathtësi në udhëheqje, organizim të ekipit dhe aftësi për të menaxhuar  ... E nevojshme 
  4. Njohja e kompjuterit (word, exell) ... E nevojshme 

Kualifikimet arsimore dhe profesionale për këtë pozitë: 

  1. Diplomë universitare: ...  E domosdoshme 
  2. Dy (2) vite përvojë pune ... E domosdoshme 

VËREJTJE: 

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil Nr.03/L 149 dhe Rregulloren, Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil.
  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet  në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në  Nenin 11, par.3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet  në Kosovë.
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe propocional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qëndrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,  pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare.

Konkursi është publikuar më datë: 08 prill 2022 dhe mbyllet 22 prill 2022

APLIKACIONI:  

  • Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm; 
  • Aplikacionit duhet bashkangjitur kopjen e kualifikimeve arsimore të kërkuara sipas konkursit;
  • Aplikacionit duhet bashkangjitur kopjen e kontratës së punës dhe dëshmive të punës;
  • Specializimet e ndryshme profesionale
  • Certifikata e përvojës së punës, certifikata të tjera, vërtetime, dy rekomandime etj.
  • Kopjen e letërnjoftimit; 

VËREJTJE: Nëse aplikacionit nuk ia keni bashkëngjitur dokumentet e kërkuara më  lartë dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u  futur në listën e ngushtë. 

MENYRA E APLIKIMIT:  

  • Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni pranë Zyreve të Personelit në Gjykatat / Institucionin  ku janë publikuar pozitat e lira;  
  • Aplikacionet e dorëzuara pas përfundimit të afatit të konkurrimit nuk pranohen
  • Aplikacionet mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike në Ueb portalin e KGJK:  www.gjyqesori-rks.org . 

Shkarko Aplikacionin 

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin  prapa.

Shpalljet e ngjashme

27/05/2022
25/05/2022