Zyrtar/e për Përkthime

ferizaj logo
Komuna Ferizaj
Publikuar
25/05/2022
Skadon
08/06/2022
Lokacioni
Ferizaj
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008941
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/05/2022
Afati për aplikim: 25/05/2022 - 08/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001288 | RN00007452 | Zyrtar për Përkthime | Profesional 2 | 7 | Komuna Ferizaj

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Ferizaj shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përkthimit dhe Interpretimit
  • Institucioni Komuna Ferizaj
  • Nr. i Referencës RN00008941
  • Kodi RPC0002696
  • Data e njoftimit 04.05.2022
  • Afati për aplikim 25.05.2022 - 08.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Bën përkthimin verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe - serbe dhe anasjelltas;
  • Mban, harton dhe përkthen procesverbalet e komuniteteve në gjuhën serbe; 
  • Bën përkthimin simultan në mbledhjet e asamblesë komunale; 
  • Bën përkthimin e shkresave të ndryshme komunale nga gjuha shqipe ne serbe dhe kur kerkohet  anasjelltas;  
  • Kryen edhe punë tjera zyrtare qe mund të kerkohen kohë pas kohe nga udheheqesi i drejtperdrejt. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë/a  të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to; 
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur  vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase 
  • Përvoja e punës e kërkuar: nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;   
  • Njohuri të mira në të folur dhe në të shkruar të gjuhës (Serbe dhe Shqipe e domosdoshme) 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë  
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve  
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rendësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;  
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar Shkathtësi kompjuterike në  aplikacione të programeve (Word, Excel dhe Power Point). 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore; 
  • Kopjet e dëshmisës së punësimit; 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve; 
  • Dokument që nuk jeni nën hetime (nga gjykata) 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të  domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Përkthimit dhe Interpretimit; 
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, përvojës  domethënëse në punë dhe të trajnimeve që lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur me  Grupin Specialistë  të Përkthimit dhe Interpretimit; 
  • Në intervistë vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Përkthimit  dhe Interpretimit që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim;  
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve;
  • Vlerësimi i njohurive në të folur dhe në të shkruar të gjuhës serbe dhe Shqipe; 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

10/06/2022