Zyrtar/e për përkthim shqip-serbisht (4)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore Prishtinë
Publikuar më
18/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në neni 11 paragrafi 4 Ligji Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Republikës të Kosovës,  Udhëzimin Administrativ të KGJK-së Nr.04/2016 të datë 04.11.2016 për Rregullimin e Procedurës  së Rekrutimit për Punësimet me Kontrata të quajtura ,,Marrëveshje për Shërbime të Veçanta’’, të  cilat i nënshtrohen Ligjit për Detyrime, në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (Nr. 01/2019)  Për Ndarjen e Përgjegjësive të SKGJK-së dhe të Gjykatave në Çështjet e Personelit, Buxhetit dhe  Financave, Logjistikës dhe Prokurimit dhe në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar në mes të  KGJK-së dhe UNDP të datës 05 JANAR 2020 (pasi që Buxhetin për këto pozita e siguron UNDP), 

SEKRETARIATI I KESHILLIT GJYQESOR TE KOSOVES
publikon: KONKURSIN Nr. 01/2021 

(Marrëveshje për Shërbime të Veçanta) 

Pozita: Zyrtar/e për përkthime shqip-serbisht dhe anasjelltas 

  • Institucioni:  Gjykata Themelore Prishtinë - 4 (katër) pozita; Përshkrimi i detyrave të punës 
  • Titulli i pozitës: Zyrtar/e për përkthime shqip-serbisht dhe anasjelltas 
  • Titulli i mbikëqyrësit: Administratori i Gjykatës 
  • Paga: 490 € (euro) BRUTO  
  • Kohëzgjatja kontratës: 6 (gjashtë) muaj, me mundësi vazhdimi  
  • Orari i punës: 08:00 – 16:00 

Qëllimi i vendit të punës: të bëjë interpretim konsekutiv dhe simultan, si dhe përkthim të të gjitha  materialeve nga gjuha Shqipe në Serbishte dhe anasjalltas, duke siguruar një shkallë të lartë të cilësisë në gjuhët e përdorura në përkthim.  

Detyrat Kryesore:  

  1. Bënë përkthimin e të gjitha materialeve (dosjeve të lëndëve, dekreteve, rregulloreve,  korrespondencë gjyqësore zyrtare dhe shkresa tjera) me shkrim nga gjuha Shqipe në  gjuhën Serbe dhe anasjelltas 30%  
  2. Kontrollon dhe kujdeset për cilësinë e të gjitha përkthimeve që i përkthen nga gjuha  Shqipe në atë Serbe dhe anasjelltas 20% 
  3. Përkujdeset të bëjë interpretim konsekutiv ose simultan në të gjitha takimet sipas  nevojës 10%  
  4. Kontrollon dhe është përgjegjës për përkthim cilësor si me shkrim të procesverbaleve  gjyqësore, poashtu edhe interpretim konsekutiv dhe simultan gjatë seancave10%  
  5. Përgatitë raporte mbi punën e vet dhe t’i raporton eprorëve të drejtpërdrejtë 10%
  6. Përkthen të gjitha vendimet gjyqësore dhe parashtresat e tjera të administratës  gjyqësore 10%
  7. Përkujdeset për përshtatjen e rregullave gramatikore në të dy gjuhët 5%
  8. Si dhe kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës se eprorëve 5%  

Shkathtësitë/aftësitë e kërkuara:  

  1. Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim. E nevojshme
  2. Njohuri të mirë në të shkruar të gjuhës Shqipe dhe Serbe. E nevojshme
  3. Njohja e punës me kompjuter (Word dhe Excel). E nevojshme 

Kualifikimet arsimiore dhe profesinale dhe përvoja e punës për kët post:

  1. Diplome Universitare me së paku 1 (një) vit përvojë pune E nevojshme
  2. Diplomë të shkollës së mesme me së paku 3 (tri) vite përvojë pune profesionale si përkthyes/e E nevojshme  

Konkursi është publikuar më datë: 17 Nëntor 2021 dhe mbyllet 24 Nëntor 2021 

Afati i aplikimit për këto pozita është 8 ditë kalendarike nga data e publikimit në web faqen  zyrtare të KGJK-së dhe në tabelën e shpalljeve të gjykatave, respektivisht nga data 17 Nëntor  2021 dhe mbyllet 24 Nëntor 2021. 

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në:  

Zyra e pranimit/ Sekretariati i KGJK-së, Rr. ‘’Luan Haradinaj’’ nr.133, Prishtinë 

Aplikacionin mund ta shkarkoni online në Web faqen e KGJK-së (www.gjyqesori-rks.org). Shkarko Aplikacionin 

Aplikacionet pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhë të  kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhurë në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Republikës së Kosovës. Në aplikacion  duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht  vendi dhe pozita për të cilën konkurron. 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë:

  1. kopjen e leternjoftimit 
  2. CV e kandidatit/es 
  3. kopja e diplomës; 
  4. përvoja e punës;  
  5. certifikatën që nuk jeni nën hetime;  
  6. certifikata të tjera, nëse keni 

Për t’u përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve ju lutemi aplikacionit ’a bashkëngjitni  dokumentet e duhura dhe të plotësuara me shënime të sakta, në të kundërtën e humbisni mundësinë për t’u përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve. 

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme