Zyrtar/e për Pemëtari dhe Perimtari

drenas logo e1558609641693
Komuna Drenas
Publikuar më
11/01/2022
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008000
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 21/12/2021
Afati për aplikim: 11/01/2022 - 24/01/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000254 | RN00006365 | Zyrtar për Pemëtari dhe Perimtari | Profesional 2 | 6 | Komuna Drenas Sektori i Bujqësisë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Tokës
Institucioni Komuna Drenas
Nr. i Referencës RN00008000
Kodi RPC0001804
Data e njoftimit 21.12.2021
Afati për aplikim 11.01.2022 - 24.01.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Mbanë konsulta dhe trajnime individuale ose në grupe me fermerë rreth sperkatjës së kulturave  bujqësore; 
  2. Mbanë konsulta individuale ose në grupe me fermerë rreth kompletimit të  dokumentacionit për grantet të ndyshme bujqësore;
  3. I dërgon mostrat e tokës në laboratorët adekuate për analiza dhe i këshillon fermerët se si të kenë  prodhimtari bujqësore më të kënaqshme; 
  4. Evidentimi ,klasifikimi dhe sistemimi i t? dh?nave p?r sip?rfaqet e mbjellura  sipas kulturave bujq?sore; 
  5. P?rgaditja e raporteve ditore , javore dhe mujore rreth pun?ve; 
  6. Identifikimi i t? gjitha parcelave ,dhe futja n? sistemin elektronik i t? dh?nave  p?r t? gjith? aplikuesit; 
  7. Krijon databaza për përfituesit e komunës në projekte të ndryshme bujqësore nga  MBPZHR, DBPZHR  dhe OJQ- të e ndryshme;? 
  8. Kryen punë dhe detyra të tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohën nga  mbikqyrësi apo punëdhënësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS  apo ekuivalente me to.  

Fakulteti i Bujqësisë. 

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për  plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;  
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve;  
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;  
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për  të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin epolitikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopja e letërnjoftimit,
  • Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri lidhur me ligjet dhe akteve nënligjore të aplikueshme  që lidhen me vendin e punës;
  • Njohuri të përgjithshme  për sektorin e bujqësisë; 
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Listime të ngjashme

Mbikëqyrës/e Bankar/e   Prishtinë e re
20/01/2022
20/01/2022
20/01/2022
Zyrtar/e i/e Licencimit   Prishtinë e re
20/01/2022