Zyrtar/e për ngritje të kapaciteteve

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Publikuar
18/06/2022
Skadon
29/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Pozita/t: Zyrtar/e për ngritje të kapaciteteve
Periudha e punësimit (Prej – Deri): Korrik/gusht 2022-31 dhjetor 2023 (me mundësi vazhdimi)
Lokacioni: Prishtinë

Për KCSF

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile nëpërmjet mekanizmave e sistemeve të avancuara të dhënies së granteve, ndërton kapacitete e dije për sektorin nëpërmjet Qendrës së KCSF-së, si dhe mbron dhe shtyn përpara hapësirën për qytetari dhe ambientin e veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë, nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson që një shoqëri civile e fuqishme me përfshirje të vërtetë të qytetarëve në punën e vet është element kyç për një qeverisje përfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, e që kontribuon në shndërrimin e Kosovës në një shoqëri demokratike me perspektivë të integrimit europian dhe me një situatë të avancuar socio-ekonomike.

Një nga funksionet kryesore të KCSF-së është ofrimi i mundësive për ngritje të kapaciteteve të shoqërisë civile, që bëhet nëpërmjet Qendrës së Burimeve të KCSF-së. Qendra e Burimeve në KCSF synon të shpërndajë informacione të duhura tek OShC-të dhe qytetarët përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit; të mbështesë nismat dhe organizatat e shoqërisë civile (OShC) për pjesëmarrje në proceset e politikbërjes në nivelin qendror dhe lokal; të mbështes OShC-të në zhvillim të kapaciteteve duke përfshirë fushat si zhvillimi organizativ, avokimi pjesëmarrës, llogaridhënia dhe transparenca, menaxhimi financiar, etj.; të ndihmojë në krijimin e rrjeteve sektoriale, dhe partneritete në mes të OShC-ve; dhe të mbështes aktivizmin qytetar dhe nismat vullnetare përmes përkrahjes financiare për aktivitetet e tyre dhe ndihmës juridike falas.

Për pozitën

Me anë të kësaj thirrje, KCSF synon që të angazhojë dy zyrtarë për ngritje të kapaciteteve. Zyrtari/ja do të jetë përgjegjës/e për realizim të suksesshëm të aktiviteteve për ngritje të kapaciteteve për grupe të ndryshme të nismave e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. Ai/ajo do të angazhohet në planifikim dhe organizim të trajnimeve dhe mentorimeve, përkrahje të vazhdueshme për ligjëruesit/et dhe mbikëqyrje të punës së tyre, si dhe komunikim të drejtëpërdrejtë me organizatat përfituese për nevojat e tyre para dhe pas trajnimeve. Njëri/a nga zyrtarët/et gjithashtu do të angazhohet edhe në mbështetjen e procesit të përkrahjes financiare të nismave vullnetare dhe monitorimin e përfituesëve, si dhe mbështetjen e procesit të ndihmës ligjore falas që ofrohet nga Qendra.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Udhëheq hartimin dhe zbatimin e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim për OShC-të;
  • Identifikon në mënyrë aktive temat e mundshme dhe nevojat për ngritjen e kapaciteteve për OSHC-të;
  • Planifikon dhe udhëheq promovimin dhe shtrirjen e mundësive për ngritjen e kapaciteteve të OShC-ve;
  • Siguron që kontraktimi i të gjithë bashkëpunëtorëve të jashtëm të bëhet sipas politikave të KCSF-së;
  • Në bashkëpunim me menaxherin e projektit, dhe kontraktorët e jashtëm, zhvillon materiale multi mediale (video, infografika, etj.) për informim dhe ngritje të kapaciteteve të OShC-ve
  • Në bashkëpunim me menaxherin e projektit dhe drejtorin e departamentit, zhvillon një sistem monitorimi dhe vlerësimi për shërbimet e Qendrës;
  • Në bashkëpunim me menaxherin e projektit, dhe bashkëpunëtorët e jashtëm i mentoron OShC-të përfituese në çështjet që ndërlidhen me regjistrimin e OJQ-ve dhe obligimet e tyre raportuese, organizimin dhe qeverisjen e brendshme të organizatës, si dhe tema tjera në kuadër të shërbimeve të ofruara nga Qendra;
  • Përcjellë dhe raporton zhvillimet relevante me theks te ato që mund të ndikojnë në metodologjinë dhe formën e zbatimit të aktiviteteve të projektit;
  • Kontribon në përgatitje të raporteve, përfshirë raportimin në sistemin e monitorimit dhe vlerësimit;
  • Ndihmon në zbatimin e aktiviteteve dhe organizimin e takimeve dhe ngjarjeve/eventeve tjera të projektit;
  • Mbështet menaxherin e Qendrës për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me Qendrën Burimore dhe siguron që ato të zbatohen në kohë dhe sipas standardeve të përcaktuara të KCSF-së, dhe të gjitha problemet të adresohen në përputhje me rrethanat;
  • Udhëheq monitorimin e organizatave përfitueseve të përkrahjes financiare nëpërmjet vizitave në terren dhe komunikimit të rregullt;
  • Në bashkëpunim me menaxherin e Qendrës, mbështet organizatat e interesuara dhe ato përfituese në procesin e ndihmës ligjore falas.

Kualifikimet dhe kompetencat themelore

  • Diplomë e studimeve bazike (Bachelor), me preferencë në fushat e ndërlidhura me shkenca juridike, shoqërore ose ekonomike;
  • Së paku dy vite përvojë pune me aktivitete për ngritje të kapaciteteve duke përfshirë planifikimin, organizimin dhe zbatimin e tyre;
  • Përvojë pune me organizata të shoqërisë civile dhe nisma qytetare. Preferohet që kjo përvojë të jetë me organizata në nivel lokal;
  • Përvojë e dëshmuar e punës me partnerë dhe/ose hisedarë;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative;
  • Njohuri bazike të sistemeve për Monitorim dhe Vlerësim;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa aftësitë e njejta në gjuhën serbe do të konsiderohen përparësi;

Përveç kualifikimeve dhe kompetencave të mësipërme, preferohen edhe:

  • Përvojë pune në dhënie të granteve dhe/ose monitorim të zbatimit të projekteve të ndryshme;
  • Patent shoferi (kategoria B) dhe gatishmëria për të udhëtuar nëpër Kosovë.

Si të aplikohet

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV, me tre kontakte si referenca;
  • Letër motivimi, me theks në përvojën dhe njohuritë tuaja për pozitën përkatëse.

Dokumentet e lartshënuara duhet të dërgohen në e-mail adresën
aplikimi@kcsfoundation.org deri më 28 qershor 2022, në ora 23:59 . Nё fazёn e parё tё aplikimit, nuk kёrkohet dёrgimi i asnjё informate apo dokumenti shtesё.

Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Të dhënat tuaja do t’i trajtojmë me konfidencialitet të plotë.

KCSF synon që të angazhojë dy Zyrtar/e për ngritje të kapaciteteve, me orar të plotë, duke filluar prej muajit korrik/gusht 2022. Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga kandidati(ja) e përzgjedhur.

Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.

Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedhë asnjë nga kandidatët(et) e paraqitur(a).

KCSF është organizatë e cila e vlerëson diversitetin brenda stafit, përkushtohet për mos-diskriminim dhe siguron trajtim të barabartë të të gjithë kandidatëve e kandidateve gjatë procedurës së rekrutimit, pa paragjykime, pavarësisht nga gjinia, raca, feja, mosha, përkatësia kombëtare, orientimi seksual, gjendja martesore, vendbanimi, nevojat e veçanta apo ngjyra.

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

25/06/2022
Zyrtar/e për Logjistikë   Deçan e re
25/06/2022
Zyrtar/e i/e Pasurisë   Deçan e re
25/06/2022
25/06/2022