Zyrtar/e për Ndërtimtari

komuna malisheve e1558789653457
Komuna Malishevë
Publikuar
06/04/2022
Skadon
13/04/2022
Lokacioni
Malishevë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008617
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 16/03/2022
Afati për aplikim: 06/04/2022 - 13/04/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002126 | RN00008331 | Zyrtar për Ndërtimtari | Profesional 2 | 6 | Komuna Malishevë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Malishevë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
Institucioni Komuna Malishevë
Nr. i Referencës RN00008617
Kodi RPC0002405
Data e njoftimit 16.03.2022
Afati për aplikim 06.04.2022 - 13.04.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara  në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me; realizimin e këtyre objektivave  
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe  përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;  
  • Harton procedurat dhe ndihmon zyrtarët në lëshimin e lejeve ndërtimore dhe përcaktimin e kushteve  urbanistike për zbatimin e planit urbanistik, planit të rregullimit, planit të parcelimit, vijës së rregullimit dhe  ndërtimit;  
  • Mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit, procedurave dhe standardeve lidhur me ndërtimet si dhe siguron  zbatimin e programit për rregullimin e tokës ndërtimore; 
  • Organizon dhe merr pjesë në komisionin për pranime teknike të objekteve ndërtimore dhe shërbimeve  tjera përkatëse;
  • Këshillon për sigurimin e dokumentacionit të nevojshme për kryerjen e ndërtimit dhe banimit;  
  • Siguron mbajtjen e rregullt të protokolleve të ndërtimit dhe në raste të caktuara del në terren për shikim  dhe incizim të gjendjes faktike;  
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to.  
  • Kualifikime të posaçme formale:Fakulteti i Ndertimtarisë,Fakulteti Arkitektures
  • Përvoja e punës e  kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e  pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;  
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve;  
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për  të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike  

  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;  
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;  
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për  të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;  
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

Shpalljet e ngjashme