Zyrtar/e për Mirëqenie Sociale (2)

komuna e vitise 150x150 1 e1605092567316
Komuna Viti
Publikuar
02/04/2022
Skadon
09/04/2022
Lokacioni
Viti
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008560
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 09/03/2022
Afati për aplikim: 01/04/2022 - 08/04/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000472 | RN00006591 | Zyrtar për Mirëqenie Sociale 4 | Profesional 3 | 6.0 | Komuna Viti
  • RPC0001006 | RN00007154 | Zyrtar për Mirëqenie Sociale 4 | Profesional 3 | 6 | Komuna Viti

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Viti shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale
  • Institucioni Komuna Viti
  • Nr. i Referencës RN00008560
  • Kodi RPC0002349
  • Data e njoftimit 09.03.2022
  • Afati për aplikim 01.04.2022 - 08.04.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara  në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;  
  2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe  përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës; 
  3. Trajton rastet dhe përgatit raport për gjykatën për heqjen e zotësisë se veprimit te personave për të  vepruar; 
  4. Trajton mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, birësimin, kujdestarin dhe strehimin e përkohshëm  familjar; 
  5. Trajton rastet e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente, rastet e angazhimit të fëmijëve në punët e  rënda dhe te lënies pa kujdes 
  6. Monitoron rastet e dhunës në familje dhe angazhohet në përmirësimin e marrëdhënieve bashkëshortore  dhe bënë propozimin për besimin e fëmijëve ne raste të shkurorëzimit të prindërve dhe përcjell realizimin e  kontaktimeve;  
  7. Përkujdeset edhe për kategoritë tjera të personave me nevojë, të moshuarit, fëmijët me aftësi te kufizuar  te përhershme, personave qe konsumojnë substanca narkotike, alkoolike etj.; 
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve universitare në Punë Sociale,Drejtsi,Administratë Publike,  Psikologji, Sociologji ose Pedagogji me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to. 

Përvoja e punës nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;  
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimor.për të diplomuarit jashtë shtetit vendimin e  nostrifikimit nga MASHT.
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Certifikaten që nuk jeni nën hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri  lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me  vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit,  përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike  në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

24/05/2022
24/05/2022