Zyrtar/e per menaxhimin e projekteve

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
02/07/2020
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut, në mbështetje të Ligjit Nr.037L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Rregullores Nr.0272010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, më datë 02.07.2020 shpallë konkursin për plotësimin e vendit të lirë të punës:

ZYRTAR PËR MENAXHIMIN E PROJEKTEVE

Drejtoria për emergjencë dhe sherbime publike
Njësia/sektori —i shërbimeve publike
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: niveli profesional, grada 9, kocficienti aktual- 7
Numri i referencës së vendit të punës: RN00006087

Detyrat dhe përgjegjesite:

  • Harton dhe zhvillon anet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të n ë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave: 10%
  • Harton dhe zhvillon, politikat, standardet dhe normat për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të infrastrukturës publike komunale 15%
  • Përgatit dokumentet për projektet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes. përfshirë planin, specifikimet teknike, dokumentacionin e tenderëve, instruksionet, shtrirjen e punimeve dhe koston financiare: 15%
  • Mbikëqyre zbatimin e kontratave të financuar nga buxheti komunal për ndërtimin e infrastrukturës publike si dhe ndihmon sektorët tjerë në administrimin e kontratave: 15%
  • Monitoron kontratat mbi ndërtimet dhe mirëmbajtjen e objekteve të financuara nga komunat dhe donatorët lidhur me respektimin e standardeve dhe normave të ndërtimit: 15%
  • Ofron këshilla profesionale në fushë e ekspertizës së kërkuar brenda institucionit: 15%
  • Komunikon brenda institucionitdhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët: 10%
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë kohë pas kohe nga mbikëqyrësi: 5%

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilat kanë aftësi fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedura e konkurimit: e hapur për të gjithë kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.

Shkollimi i kërkuar, Aftësitë, përvoja dhe atribute tjera që kërkohen:

  • Diplomë universitare, Fakulteti i ndërtimtarisë' drejtimi konstruktiv
  • minimum 2 vite përvojë pune profesional
  • Njohuri dhe përvojë në ndërtimtari si dhe në mbikëqyrjen dhe menaxhimin e projekteve
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me ndërtimtarinë
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet, Access AutoC AD, ArchiCAD).

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Përzgjedhja bëhet duke u bazuar në Ligjin Nr.037L-149 për shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr.02:2010 për Procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: pa afat te caktuar.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes në mjetet e informimit publik, prej 02.07.2020 deri më 16.07.2020.

Paraqitja e kërkesave: Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar -Zyra e pranimit, kati përdhesë dhe në vveb-faqen komunale . Aplikacionit duhet t'i bashkangjiten këto dokumente: Diplomën e Fakultetit të kryer apo Kopjen e vërtetuar të Diplomës, kopjen e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, vërtetimin e përvojës së punës, çertifikata mbi trajnimet e kryera, dëshminë se nuk është në hetime.

Konkursi i plote.

Listime të ngjashme

Punëtor/e Teknik/e   Gjakovë
22/10/2020
Roje Pyelli   Gjakovë
22/10/2020
22/10/2020